Mungesa e ujit të pijshëm vijon të jetë një problem i pandalshëm në fshatin Pllavë të Komunës së Dragashit, shkruan Opoja.net.
Edhe pse në kohët e fundit ka pasur reshje të shiut, banorët e këtij fshati vazhdojnë të përballen me vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm.
Një banor i fshatit ka shprehur shqetësimin e tij në Portalin Opoja.net, duke thënë se ne, banorët, jemi të shqetësuar sepse nuk kemi marrë asnjë njoftim lidhur me nderprerjen e furnizimit me ujë. Për fat të keq, edhe pse ka pasur reshje të shiut, uji po na ndalet çdo të dytë ditë.
Banorët e fshatit kanë shprehur kërkesën e tyre për institucionet përgjegjëse që të intervenojnë dhe të zgjidhin këtë situatë.
Artikulli ka për qëllim të njoftojë opinionin publik për këtë çështje dhe t’i bëjë thirrje autoriteteve të përfshihen për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.