Myftiu Tërnava viziton fabrikën e afaristit Burim Piraj

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Afaristi i njohur nga nga Plava, Burim Piraj, ka pritur sot në fabrikën e tij Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava.

Sipas Pirajt, Myftiu është interesuar nga afër me problemet dhe sukseset e kompanisë, dhe gjithashtu nga afër e ka përcjellë procesin e prodhimit me një ekip të çmuar nga BIK-u.

Piraj është ndier i nderuar me vizitën e Tërnavës, duke e falënderuar dhe uruar këtë të fundit me fjalët më të mira.

“Faleminderit Myfti për vizitën, Allahu ju ruajt juve dhe bashkësinë Islame të Kosovës!
Esselamu Alejkum!”, ka shkruar më tej afaristi në një postim në rrjetin social Facebook.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-