Nagavci: Mësimdhënësit trajtohen dinjitetshëm me Ligjin e Pagave, SBAShK-u s’e ka bërë asnjë koment

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje që mësimi të fillojë që nesër dhe sipas saj, të mos privohen fëmijët nga e drejta për mësim dhe nga e drejta që t’u shpërndahen tekstet shkollore.

Ajo tha është e gatshme që të dialogojë me SBAShK-un që sot, dhe se dialogu social mes qeverisë dhe SBAShK-ut s’ka munguar asnjëherë, teksa shtoi se më shumë se dialog social ka qenë adresim i të gjitha kërkesave edhe të mësimdhënësve por edhe të kryesisë së SBAShK-ut.

Tutje, Nagavci tha se trajtimi me dinjitet i mësimdhënësve bëhet me Ligjin për Paga, teksa shtoi se këtë projektligj e kanë ndarë me SBAShK-un, por s’ka pasur reflektim e koment nga ta.

“Për t’i trajtuar me dinjitet mësimdhënësit bëhet duke i trajtuar ata me Ligjin për Paga, i cili e rregullon një herë e mirë statusin e tyre e jo me marrjen e vendimeve në kohë fushate në mënyrë arbitrare dhe ne këtë e kemi marrë në Ligjin për Paga”.

“I kemi trajtuar si asnjëherë më parë, madje më mirë sesa SBAShK-u ishte pajtuar me projektligjin e kaluar me ish-qeverinë. Dhe, për më tepër e kemi ndarë këtë projektligj me SBAShK-un, por asnjë reflektim e koment tutje”, është shprehur Nagavci, njofton Klankosova.tv..

Më tej, Nagavci tha se në kuvend u përmend edhe grevat në Finlandë, por s’u përmend që në Finlandë pagesa që u jepet mësimdhënësve gjatë grevës është 180 euro dhe jo nga shteti, por nga vetë sindikata që e organizon grevën.

“Pra, jemi larg prej modeleve të Evropës edhe në atë se si janë trajtuar mësimdhënësit, por edhe në atë se si bëhet organizimi sindikal”, është shprehur Nagavci, njofton Klankosova.tv.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-