Në këto ditë
të sprovës, le ta kujtojmë mirësinë e pesë vakteve të namazit që i kemi si
borxh gjatë ditës. Kushdo që i plotëson namazet ditore, sikur që kërkohet dhe
me vetëdije të lartë, do të përfitojë nga mëshira e Mëshirëplotit dhe nga
premtimet e Tij.
I dërguari i
All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Pesë namazet ditore i pastrojnë mëkatet sikur uji
që e pastron papastërtinë.”
Kurse
All-llahu xh.sh. thotë se “Veprat e mira i fshijnë të këqijat.” Kjo donë të
thotë se veprat e mira i asgjësojnë të këqijat sikur të mos kishin ekzistuar
fare.
Po ashtu,
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush është i kujdesshëm ndaj namazit, ai do të jetë
dritë, argument dhe shpëtim për të në Ditën e Kiametit, e kush nuk është i
kujdesshëm ndaj tij nuk do të jetë as dritë, as argument e as shpëtim për të në
Ditën e Kijametit (dhe ai atë ditë) do të ringjallet me Firaunin, Hamanin,
Karunin dhe Ubej ibën Halefin.”
Në një hadith tjetër, ka thënë: “Çelësi i Xhennetit është namazi”.
Nga detyrat që All-llahu xh.sh. ka caktuar për krijesat e tij, më e dashura për Të, pas teuhidit (njëshmërisë së Zotit), është namazi. Sikur të kishte diç tjetër më të dashur, jashta namazit, atëherë do t’i kishite urdhëruar me të melaiqet e Tij, ndërkohë që nuk ka moment që melaqet të mos i bëjnë ose ruku, ose sexhde ose të qëndrojnë ulur në ettehijjat.
Namazi, pra, është dera e hapur e shpëtimit dhe e Dashurisë Hyjnore. Ta bëjmë atë kudo që të jemi, në çfarëdo situate që të ndodhemi.
Përgatiti: Mehas Alija
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.