NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sot sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.

“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shprehet Stoltenberg. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-