Ndahet nga jeta mësimdhënësi i SHML ” Ruzhdi Berisha” në Dragash, Sabatin Tahiri

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në moshën 57 vjeçare, është ndarë nga jeta mësimdhënësi i biologjisë në SHML ” Ruzhdi Berisha”, Sabatin Tahiri.

Lajmin për vdekjen e profesor Tahirit e ka bërë publik përmes një telegrami ngushëllues për familjen dhe stafin e nxënësit të institucionit më të lartë në komunën e Dragashit, i pari i saj Shaban Shabani.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Sabatin Tahiri, mësimdhënës në Shml. “Ruzhdi Berisha ” në Dragash.

Mësimdhënësi Sabatin Tahiri dha kontribut të madh në arsimin e mesëm si njeri i respektuar dhe i përkushtuar ndaj punës në mësimdhënie dhe në ngritjen dhe zhvillimin e Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Në emrin tim dhe të strukturave komunale në Dragash i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Tahiri, të afërmve, nxënëseve dhe kolegëve të të ndjerit.

Sabatini u prehtë në paqe!

Shaban Shabani, kryetar i komunës në Dragash.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-