Rruga e drejtë dhe
lumturia e vazhdueshme është kur madhështinë dhe reputacionin e kërkojmë nga Ai,
që e di të dukshmen dhe të padukshmen, e di se çka bëjmë ne fshehtas dhe
publikisht. Më në fund, megjithatë, ne tek Ai do të japim llogari për jetën
tonë, kështu që çdo kush, i cili ka reputacion në Ditën e Gjykimit, do të jetë
i lumtur dhe i lumi ai.
Pejgamberi ynë i dashur
Muhamedi (savs), në lidhje me reputacionin dhe nderin, ka thënë: “Ta dini se
nderi i besimtarit është namazi i natës, kurse reputacioni i tij është
pavarësia e tij nga njerëzit.” (Transmeton Bejhekiu nga
Xhabiri r.a.)
Kur besimtari ngrihet të
falë namaz nafile pas gjysmës së natës – namaz vullnetar, Allahu i Plotfuqishëm
është shumë i lumtur dhe atëherë buzëqesh. A kemi nevojë për lumturi më të
madhe sesa kur Zoti ynë, Allahu i Gjithëmëshirshëm, gëzohet për punën tonë të
mirë. Ky është nderi, lavdia dhe lumturia e vërtetë.
Njerëzit shpesh
sakrifikojnë. Ndonjëherë, ata madje e sakrifikojnë edhe jetën e tyre vetëm për
tu bërë të famshëm tek njerëzit, për tu folur për ta. Mirëpo, në Ditën e
Gjykimit nuk do të kenë kurrfarë dobie prej saj, por do të kenë vetëm ngarkesë
dhe vuajtje.
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.