Opoja.net

Ndërkombëtarët mirëpresin vaksinën antiCOVID në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri tha se që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë, ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kjo ditë shënon fillimin e fundit të COVID-19 në Kosovë”, tha Serri.

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott tha se është i lumtur që Kosova pranoi vaksinat e para.

“Shpresoj që të shoh së shpejti zbatimin e mëtejmë të fushatës së vaksinimit”, theksoi Abbott.

Përfaqësuesja e ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson tha se pavarësisht se arritja e këtyre vaksinave sjell shpresë, qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë.

“Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë nuk jemi të sigurt”, theksoi ajo.

Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqës të programit ndërkombëtar COVAX, kanë për qëllim të shpërndajnë vaksina në vende të varfra.

Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

Moti sot i nxehtë dhe me vapë, temperaturat deri në 38 gradë Celsius

Opoja.net

IKSHPK: Shmangni konsumimin e mishit, peshkut e suxhukut

Opoja.net

Ky është viktima nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net