Opoja.net

Ndjeshmëria ndaj dhurimit

Islame
Ndjeshmëria ndaj dhurimit

Dobësia dhe pasioni i birit të njeriut ndaj bukurive të kësaj bote është e lindur. Sikur toka që ndjen mall dhe dashuri për ujin, ashtu edhe njeriu, lënda e parë e të cilit është toka, ndjen mall dhe dashuri për bukuritë e saj, i thith dhe i mban ato. Sikur bimët e dobishme që dalin nga toka e aftë për të thithur ujin ashtu edhe përvetësimi i bukurive dhe të mirave të kësaj bote prej njeriut duhet të japin prodhime të dobishme sikur të tokës.

Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: “Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di (Bekare 215)

Përgjegjësia që ka njeriu kundrejt bukurive dhe të mirave të kësaj bote, në Kur’an shprehet me fjalë të ndryshme. Nga këto, më të përdorurat janë sadaka dhe tasadduk, nafaka dhe infak, zekat, xhud dhe isar. Sadaka, është ajo që njeriu jep vullnetarisht me qëllim që t’i afrohet All-llahut. Të japësh sadaka do të thotë “tasadduk”. Ndonjëher kur kushtet që kërkohen për t’i dhënë zekatin dikujt nuk ndryshojnë bëhet sebep që edhe zekati të quhet sadaka.

Zekat, do të thotë pastrimi i një malli që shtohet dhe begatohet. Pra zekat, është taksa që ka ndarë njeriu si urdhër i All-llahut dhe e drejtë e të varfërit. Zekati pastron dhënësin prej sëmundjes së kopracisë por edhe mallin prej dyshimeve. Gjithashtu edhe sadakaja ka veti pastruese. All-llahu Teala urdhëron: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)…!” (Tevbe 103)

Infak, janë harxhimet dhe kursimet që bëhen në mall apo në gjëra të tjera. Në këtë ka dhe farze (obligime) por edhe nafile (vullnetare). Kurse “Nafaka” përdoret për atë që bëhet infak (dhurohet). Xhud, është shpërndarja e mallit dhe diturisë që zotërohet. Do të thotë që, dikush të mos ketë vështirësi të harxhojë mallin dhe pasurinë e tij. Këtu bëhet fjalë për gjëra sikur malli, trupi, posti, kjo botë dhe bota tjetër. Isar, do të thotë kur në vend të vetes i jep përparësi dhe zgjedh një tjetër. Me të vërtetë edhe ky ajet është tregues i kësaj; “… madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes…” (Hashr, 9)

Prej këtyre nocioneve që përmendëm “Infak” është më gjithpërfshirës. Ky nocion përfshin edhe anën e juridike të fesë ndaj gjërave që jepen Farz dhe Nafile por edhe mirësitë e dhuruara prej All-llahut si malli dhe dituria. Me të vërtetë në këtë ajet nocioni Infak sqarohet në një mënyrë gjithpërfshirëse. “Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zekat, sadaka etj.)” (Bekare 3)

Ndërsa në ajetin 215 të kaptinës El-Bekare : “Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: “Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di”. Pra do të thotë që kujdesi ndaj gjyshërve dhe baballarve është detyra jonë parësore. Të afërmit e tjerë vijnë pas tyre. Infaku (dhurimi) që u bëhet të parëve është vaxhip (detyrim) ndërsa të tjerëve nafile (vullnetar). Përsëri në kaptinën El-Bekare, në ajetin 219: “…Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën”…!” pra jepni tepricën e mallit që mbetet. Duke fituar në rrugë të ndershme kërkoni rizkun për vete, familjen dhe fëmijët tuaj. Tepricën harxhojeni në rrugë të hajrit”

Burrat e zemrës (mutesavvufët) e kanë përkufizuar Infakun në tre gradë duke i quajtur “sehavet, xhud dhe isar”. “Sehavet”, do të thotë që një pjesë të mallit ta japësh dhe një pjesë ta mbash për vete. Resulull-llahu (s.a.s) poseduesin e virtytit të sehavetit (bujarisë) e ka lavdëruar me këto fjalë: “Sahiu (bujari) është afër All-llahut, afër popullit, afër xhennetit dhe larg xhehennemit. Kopraci është larg All-llahut, larg popullit, larg xhennetit dhe afër xhehennemit. Ai që është paditur por sahi (bujar) është më i dashur tek All-llahu se ai që është adhurues por koprac.” (Tirmidhi, Birr, 40; Axhlûnî, I, 450)

“Xhud”, ka kuptimin; shumicën e mallit ta japësh dhe pakicën ta mbash për vete. Ndërsa “Isar” ka kuptimin; duke qënë në hall dhe vështërsi t’u japësh përparësi të tjerëve ndaj vetes. Seha është një bujari brenda një kufiri të caktuar. Xhud është bujaria e pakufishme që tregohet ndaj të gjithëve pa bërë ndarje. Për këtë arsye fjala “Xhevad” i atribuohet Allllahut ndërsa fjala “Sahi” nuk mund t’i atribuohet.

Peygamberi Ibrahim (a.s) ishte Halil (miku) i All-llahut. Ai nuk ulej në sofër pa një mysafir. Një herë në shtëpinë e tij erdhi një mexhusi (adhurues zjarri). Kur Ibrahimi (a.s) kuptoi që ai njeri ishte mexhusi nuk deshi ta mikpres dhe i tha: “Ti s’e meriton qerasjen dhe mikpritjen time.” Mexhusi u largua pa bërë zë. Ibrahimi (a.s) menjëher u kritikua me shpallje. All-llahu Teala tha: “Ej Ibrahim, a të erdhi rëndë t’i japësh një vakt bukë njeriut të cilin Unë e ushqej prej shtatëdhjet vjetësh…!?” Ibrahimi (a.s) menjëher i shkoi pas, e gjeti dhe e mikpriti. Mexhusi e pyeti për arsyen dhe kur e mësoi tha: “Sa Zot i mirë, kritikoi Halilin (mikun) e Vet për armikun e Vet…” dhe u bë mysliman.

Habibi (i dashuri) i All-llahut Muhammed (s.a.s) kur erdhi Ibn Hatim Tai hoqi mbulesën që kishte mbi supe dhe i’a shtroi atij. Pa bërë dallim midis njerëzve i shtroi veshjen e vet një mosbesimtari. Ja pra, këto ishin nga një shembull i “Seha’s dhe Xhud’it” prej Halilit dhe Habibit. Thelbësorja në Infak (dhurim) është të japësh pa të kërkuar nevojtari. Njëherë një shok i një miku të All-llahut erdhi tek ai dhe i kërkoi katërqind dirhem. Pasi i solli dhe ja dha katërqind dirhem shokut të tij u kthye në shtëpi dhe filloi të qajë. Gruaja i tha; “Meqënëse e pate kaq të vështirë t’i japësh ato para, të kishe gjetur një arsye dhe mos ja jepje.” Miku i All-llahut tha; “Unë nuk qaj për atë, qaj për arsye se nuk e kuptova më parë hallin e tij dhe t’ia kisha dhënë ato para pa m’i kërkuar shoku im”.

Ebu Sehl Su’luki, nuk i jepte askujt me dorën e vetë asgjë. Atë që donte të jepte e linte përdhe. Ndërsa nevojtari e merrte prej aty. Ky botëkuptim bëri që brenda një kohe të lindi edhe zakoni i vënies së “gurit të sadakasë” në oborret e xhamive dhe në krye të rrugëve. Ky zakon i ka dhënë njeriut dhe nderit të tij një vlerë të madhe por në të njëjtën kohë ishte edhe simboli i besimit ndaj njeriut. Sepse All-llahu me ajetin “O ju që besuat, mos i prishni lë- moshat tuaja me të krenuar e me ofendim…”(Bekare 264) ka për qëllim të mbrojë nderin njerëzor. Përveç kësaj, nevojtarët nuk merrnin prej aty (gurit të sadakasë) ç’të gjenin por merrnin vetëm aq sa kishin nevojë. Kështu që ata njerëz që ishin të nevojshëm por që për arsye të turpit dhe nderit nuk kërkonin (shih. Bekare 273) kishin mundësi të merrnin atë që kishin nevojë. Ai që merr nuk ndiente poshtërim prej dorës dhënëse. Dhe ai që jep beson se sadakanë i’a jep All-llahut pa e futur nevojtarin në këto shqetësime. Sepse All-llahu Teala urdhëron: “…All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat…”(Teube, 9/104). Gjithashtu dhe Pejgamberi thotë; “Sadakaja bie në dorën Allahut pa rënë ende në dorën e marrësit” “All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet…”(Teube 111). Në këtë ajet shprehet se shpirti dhe pasuria duhet të jepet në rrugë të All-llahut. Me xhihad jepet shpirti ndërsa me infak jepet pasuria. Edhe kjo i ka tre grada: 1. Ata që japin të gjithë pasurinë pa pritur që t’u bëhet borxh zekati. 2. Ata që s’e japin të gjithë pasurinë por që edhe nuk kufizohen vetëm me dhënien e zekatit. Këta përveç zekatit një pjesë të madhe të pasurisë e harxhojnë në rrugë të mirësisë. Në këto vargje të Kur’anit… “… pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve…” (Bekare 177) “Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve,..” (Munafikun 10) kemi provën për këtë. 3. Ata që japin vetëm zekatin, as më shumë as më pak. Kjo është grada më e ulët e Infakut. Zekat është të çosh në vënd falenderimin për çdo lloj të mire. Shëndeti është një e mirë e madhe. Për çdo organ ka zekat. Për këtë arsye njeriu me të gjitha këto organe duhet të shërbej në të mirë, të kryej adhurimet dhe të mos anoj nga lojrat boshe dhe argëtimi. Nga ana tjetër zekati është e drejta që i ka siguruar All-llahu të varfërve prej mallit të të pasurve. Kush i jep zekatin atij që e ka hak, fiton edhe kënaqësinë e Hakkut (All-llahut) por edhe shpëton prej shqetësimit të llogarisë dhe ndëshkimit. Qëllimi i zekatit është të shpëtojë njeriun nga një ves i keq si kopracia. Një një hadith thuhet: “Tre gjëra të çojnë në shkatërrim; Kopracia e tepërt, ndjekja e epshit dhe pëlqimi i vetvetes”. Ndërsa në një varg Kur’anor thuhet: “…Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (Hashr 9) Të shpëtosh prej kopracisë është e mundur me bërjen zakon dhënien e pasurisë. Që të zvogëlosh dashurinë ndaj një gjëje arrihet duke u ndarë nga ajo gjë. Në këtë kuptim, zekat do të thotë pastrim. Sepse ai e pastron të zotin nga papastërtia e kopracisë. Pastrimi që bën zekati është po aq sa kënaqësia që ndjen robi kur bën infak (dhurim) në rrugë të All-llahut. Adhurimi ekonomik është falenderimi i mirësisë së pasurisë. Nëse një njeri i pasur shikon dikë që ka rënë ngusht ekonomikisht dhe nuk jep një të dyzetën nga pasuria që i ka dhënë All-llahu si mund të quhet burrë? Njërin prej miqve të All-llahut Shiblin, e pyesin; -Sa është sasia që duhet të jepet prej zekatit? Shibli përgjigjet kështu: – Për dyqind dirhem pesë dirhem. Pra një të dyzetën e mallit. Por kjo është sasia e caktuar prej medhhebeve te Fikhut. Sipas mënyrës së rrugës ku bëj pjesë edhe unë, të japësh të gjith mallin dhe të shpëtosh prej preokupimit të zekatit. Njeriu pyeti prap: -Cili është Imami (prijësi) yt në këtë çështje? Shibli : -Ebu Bekir Siddik, tha. Sepse ai dha në rrugë të All-llahut gjithçka kishte dhe kur u pyet: “Çfarë i le familjes?” ai u përgjigj: “All-llahun dhe të dërguarin e Tij”

Sipas një transmetimi thuhet se Aliut (r.a) i takon një poezi e tillë: Mua nuk më është bërë kurrë zekati farz për arsye të mallit tim. A i bëhet zekati farz një njeriu bujar? Njëri prej sufive çdo vit u ndan dervishëve të varfër njëmijë dirhem dhe pas kësaj u thoshte gjithmonë duke u betuar: “Nuk ju kam dhënë as edhe një dirhem zekat”. Kjo sepse ky njeri pa pritur të mbushej një vit e ndante mallin e tij dhe për këtë zekati asnjëher nuk i bëhej farz. All-llahu Teala urdhëron që të paralajmërohen me një ndëshkim të hidhur ata që mbledhin dhe stivosin arin dhe argjëndin dhe nuk bëjnë infak (dhurim) në rrugë të All-llahut. (shih – Teube 34) Kufinjt e infakut janë shumë të gjërë. Në disa hadithe thuhet kështu: “Të shkosh mirë me njerëzit është sadaka. Të buzëqeshësh kur takohesh me vëllain tënd besimtar është sadaka. Edhe të mbushësh enën e vëllait tënd nga ajo që ka në enën tënde është sadaka.” (Muslim Birr,144) “Të ushqesh, të përhapësh selamin dhe të thuash fjalë të bukura është sebep për falje.” (Mevsua, IX, 444) “Ushqeje atë që do për hir të All-llahut.” (prej Ibnu’lMubarek) Ashabët (shokët e Profetit) e shikonin si gabim të uleshin në sofër pa mysafir. Sipas një transmetimi të Ibn Abbasit për të lehtësuar këtë konceptim të Ashabëve zbriti ajeti: “Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat…”(Nûr 61) Ata që e panë Aliun (r.a) duke qarë e pyetën dhe morën këtë përgjigje: “Ka shtatë ditë që në shtëpinë time nuk vjen një mysafir. Kam frikë se mos All-llahu Teala më ka ulur në gradë.” Enes bin Malik thoshte: “Zekati i shtëpisë është të caktosh një dhomë të veçantë për mysafirin.” “A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?” (Dharijat 24) ky ajet shpreh “përkujdesjen e madhe që tregoi Ibrahimi (a.s) ndaj mysafirëve”. Një prej miqve të All-llahut Ibrahim b. Xhunejd thotë: “Njeriu, çfarëdo qoftë, kryetar apo komandant duhet që patjetër të mos u largohet këtyre tre gjërave: të ngrihet në këmbë kur hyn babai i vet në një mbledhje, t’i bëjë personalisht shërbim mysafirit dhe mësuesit të tij, të pyesi dhe të mësoj atë që nuk di. “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj…”(Al-i Imran 92) ky ajet dhe të gjithë transmetimet e mësipërme që tregojnë për mikpritjen kanë nxjerrë në dritë civilizimin e infakut (dhurimit). Dhomat e posaçme që bëhen për të pritur mysafirët nëpër shtëpi, karvansarajet që janë ndërtuar përgjatë rrugëve, hapja e vëndeve për të ushqyer të gjithë, dhomat e fshatit nëpër fshatra dhe vakë- fet e formuara për të vazhduar shërbimin në këto vënde tregojnë për ndjesinë e infakut. Të shkëpusësh dhe të japësh prej asaj më të dashurës. Edhe sot nëpër shtëpitë tona kemi dhoma për mysafirët por prej mobiljeve dhe plaçkave të shumta nuk ngelet vënd për mikun. Sadoqë shtëpitë fizikisht zgjerohen nëse ngushtohen zemrat, nuk mund të gjehet vënd për mysafirin.

© Opoja.net

Njerëzit e lumtur nuk janë skllevër të trendëve

Linda Guraj

Dy rekate që do ta ndryshojnë jetën tuaj

Linda Guraj

Letër vëllazërore hoxhallarëve

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net