Në muajin e fundit është bërë rritja e inspektimit nga një trup ekzekutiv në Komunën e Dragashit.
Për Portalin “Opoja.net” përfaqësuesit e ministrisë thanë se vetëm gjatë dy jave kemi bërë konfiskimin e mallrave në vlerë për 4 mijë euro, me afate të skaduara.
Organet e inspekcionit kanë treguar se gjatë dimrit në shumicën e dyqaneve që shesin ushqim, një sasi e mallrave ka mbetur me afat të skaduar. Dhe qëllimi jonë është që sipas ligjit të rrisim sigurinë e qytetarëve në përdorimin e produkteve ushqimore që shiten në dyqane në nivelin e komunës sonë.
Komuna e Dragashit, në bashkëpunim me Policinë kufitare dhe Administratën Tatimore të Kosovës janë duke punuar në eliminimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme, që lidhen me shitjen e mallrave të paregjistruara, thanë përfaqësuesit e këtyre shërbimeve. /Opoja.net
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.