Vendimi për të ngritur një shtatore të ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari në sheshin kryesor të qytetit të Dragashit, është duke marrë formë.
Dje është vënë themeli i kësaj shtatoreje që do të përurohet në Ditën e Çlirimit të Dragashit, më 15 qershor.
Sipas kryetarit të OVL – UÇK-së, Qerkin Krasniqi, deri më tani gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë dhe se po presin që ky përvjetor i çlirimit të Dragashit.
“Përvjetori i sivjetmë i çlirimit, do të jetë shumë madhështor dhe do të mbahet në mendje shumë gjatë, pasi më në fund e kemi në gjirin tonë edhe komandantin legjendar, e që iu mungon shumë qyteteve, edhe më të mëdha se Dragashi”, tha Krasniqi.