Mbrëmë, rreth orës 18:30, në fshatin Kukajan të Dragashit ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti, me ç’rast lëndime ka pësuar biçiklisti, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. “I dyshuari që drejtonte automjetin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për tretman të mëtutjeshëm në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë. /Radio Sharri – Dragash/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.