Opoja.net

Ne mësuesit e Kosovës te zënë rob dhe te shantazuar!!

Opinione
Ne mësuesit e Kosovës te zënë rob dhe te shantazuar!!

Ne mesuesit e Kosoves ne te kaluaren e afert kemi qene te burgosur,te verare,te perdhosur,te larguar edhe nga objektet shkollore nga pushtuesi shekullor i popullit shqipetar! Me gjithe ate dhune,ne mesuesit e mbajtem gjalle arsimimin e ketij populli.Me gjithe ato pa drejtesi,vrasje,burgosje,shan tazhe te ndryshme nga pushtuesi,ne mesuesit duruam dhe ja arritem qellimit,se bashku me luftetaret e UÇK-es,qe ta largojme egersiren nga Kosova.Pushtuesi iku,pavarsia u be,por kaluan 20 vite,qe ky popull dhe te gjitha instuticionet e Kosoves jane te zena rob,te shantazhuara nga bandat vendore,qe e kane kapur shtetin.Mesiguri,disa presin.qe ne mesuesit e Kosoves te sillemit si te te ardhur nga Zvicrra,pa arsye te forta per greve,sikur te jetonim ne nje shtet me moral te larte social dhe politike.

Çfare marrezie!!!

Jo,o injoranta!Mesuesi i Kosoves nuk po kerkon lemosh,por dinjitet!Sepse,qe 20 vite ,shikon i pafuqishem se si injoranca na shkaterroi edhe shkollat edhe shtetin.Tash eshte krejte normale qe oligarket politike te mos na kuptojne hallin ton.
Ne mesuesit e Kosoves te te gjitha niveleve,ka 20 vite qe jemi rob dhe te shantazzhuar,te nençmuar nga kapesit e shtetit,nga banditet,te cilet here na kerkojne favore “shkollimi”,e here na kercnojne me metoda ndeshkimi,si rasti i Batirit dhe shume batirave tjere.Une si mesues dhe shume koleg tjere habitemi,kur takojme ose sshohim neper media te te ndryshme ish nxenesit ton ngeles,tash te pispillosur dhe te kravatuar,si dhe me tituj te ndryshem akademik me rroga 5 e me shume here me te larta se ne mesuesit e tyre!

Te nderuar prinder,te dashur nxenes e dim ne mesuesit se juve po ju behet e pa drejte,por une kerkoje nga ju qe te na perkraheni per kerkesat tona qqe jane per mbrojtje te identitetit tone,dhe kur ne kemi dinjitet dhe vend te merituar ne ligjin e pagave edhe ju do te jeni te dinjitetshem qe ne shoqerin tone te shantazhuar.dhe te prishur nga banditet e shtetit.Por,te dashur nxenes edhe durimit ton i ka ardhur fundi ne nje shoqeri te prishur nga apetitet personale te oligarkeve dhe banditve.Po pra ,ne mesuesit e Kosoves,qe 20 vite endemi kokeulur ne shtetin ku shoferi i nje injoranti çmohet me shume se misioni yne fisnik i transmetimit te dijes ne gjeneratat e reja!

Te dashur nxenes dhe prinder sot fati yne eshte ne doren e ngelesave,hajdutave dhe banditave,ne doren e kravatave injorante qe shkollen e shohin si humbje kohe.
Injorantave dhe ngelsave me kravate u them qe t`i kujtojne vitet e 90-ta.Ne te kaluaren e afert pikerisht vitet e 90-ta,mesuesit ishin krenaria e kombit,sepse mbajti gjalle arsimin e Kosoves,kurse sot nençmohen nga ngelsa.Kurse,sot mesuesit jane te obliguar t`i kerkojne mirekuptim injorantave dhe ngelsave.
Edhe njehere, ne nuk po kerkojme lemosh,por barazi dhe dinjitet!

Samidin Dauti.mesues prane SHFMU, “28 NENTORI” ne Brodosane

Loading...

Mos i humb

Heroizmi i rënies së Afrimit dhe Fahriut, frymëzim për brezat liridashës

Opoja.net

Paga minimale: E zotëron punën, sepse e zotëron veten!

Opoja.net

Zhvillime të bujshme në Kosovë

Opoja.net

Dr. spec. Selami Sylejmani në 20 vjetorin e lirisë vjen me shkrimin për dëshmorin e kombit Dr. Fahredin Hotin

Opoja.net

Cilët njerëz i duhen Kosovës?!

Opoja.net

Pesëdhjetë vite migrim të kosovarëve – pse tani është faza më e rrezikshme?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net