Bajram (Sejdi) Abdurrahmani
24.01.1925 – 10.02.2018
Pas një sëmundjeje, në moshën 93 vjeçare ka ndërruar jetë njëri nga xhematlinjtë më të moshuar të Bresanës – haxhi Bajrami. Namazi i xhenazes falet sot,11.02.2018, pas namazit të drekës në xhaminë e re të Bresanës, si dhe do të varroset në vendlindjen e tij – në Bresanë.
Ishte punëtor i zellshëm, dhe gjatë jetës së tij arriti të merret me disa veprimtari: bujqësi, blegëtori, si dhe prodhimtari të rrobave… Jo vetëm kaq, haxhi Bajrami u bë i njohur me përgatitjen e gjellërave me shije të veçantë që i përgatiste për ceremoni të ndryshme nëpër familje të Opojës, aroma e të cilave ndjehej nga largë. Do të na bjer malli për jemeket e tij të shijshme; për qeshkekun dhe hallvën unikate që i gatuante me duart e tij të bekuara.
Allahu e mëshiroftë haxhi Bajramin dhe e shpërbleftë me xhenetin Firdeus. (Amin).
Shkruar nga hoxha Kasam Muhameti, përcjellë Opoja.net.