Në përvjetorin e hixhretit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Të dashur vëllezër!

Data 01 muharrem 1442, i përgjigjet 20 gushtit
2020, sipas kalendarit gregorian dhe është dita e parë e Vitit të ri të Hixhretit.
Prandaj, sot, tema e hutbes do të jetë: Hixhreti dhe roli i tij në
frymëzimin e vazhdueshëm të arritjes së orientimit të saktë të besimtarëve në
jetën e kësaj bote.

Hixhreti nga Meka në Medine, në vitin 622 pas Isait
(a.s.), ishte detyrë e madhe dhe e vështirë, poredhe provim për Muhamedin
(savs) dhe sahabët e tij. Ai ishte një provim i gatishmërisë për të sakrifikuar
në rrugën e Allahut të Plotfuqishëm, dhe verifikim i forcës së besimit të tyre.
Hixhreti erdhi si domosdoshmëri pas vendosjes së muslimanëve në izolim të
plotë, pas hixhretit në Abisini, pas përpjekjeve të dështuara për da’ve në Taif,
dhe pas sulmeve të përditshme ndaj muslimanëve.

Hixhreti ndodhi me urdhër të Allahut të
Plotfuqishëm dhe me lejen e Tij. Muslimanët së bashku me Pejgamberin (savs) u detyruan
t’i linin shtëpitë e tyre, vendlindjen dhe krejt pronën, me qëllim që ta
fitonin lirinë. Për këtë flet ajeti 100, i sures en-Nisa:

“Kush emigron në rrugën e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe standard.
Kush lë shtëpinë e vet, duke emigruar për Allahun dhe Pejgamberin e Tij, pastaj
t’i vijë vdekja, (në rrugë), Allahu me siguri do ta shpërblejë atë. Se Allahu
është falës dhe mëshirues.”
(en-Nisa, 100)

Pas takimit të tretë në Akabe, Pejgamberi
(savs),i urdhëron që sahabët ta fillojnë hixhretin drejt Medinës, dhe për rreth
dy muaj, mushrikët e Mekës mbajtënKuvend, në të cilin diskutuanpër goditjen
përfundimtare dhe të fshehtë ndaj Pejgamberit (savs). Meqë rastu pranua propozimi
i Ebu Xhehlit: Që nga secili fis të zgjedhet nga një djalë i fuqishëm, pastaj
atyre tu jepet nga një shpatë vdekjeprurëse,dhe të gjithë së bashku të shkojnë
dhe ta vrasin Muhamedin (savs), dhe kështu të shmangen nga hakmarrja e Benu
Abdul-Menafit, përndryshe kjo do të nënkuptonte luftë kundër të gjithë mekasve.

Pas kësaj,erdhi Xhibrili, i cili meShpallje nga
Allahu e informoiPejgamberin (savs),për komplotin e mushrikëve dhe për lejen e Allahut
që ta lëshojë Mekën. Xhibrili ia caktoi kohën e hixhretit, duke e paralajmëruar
që atë natë, ai të mos flejë në shtratin e tij. Pas errësirës, ​​të rinjtë e
mushrikëve të Mekës e rrethuan shtëpinë, me qëllimin që në mesnatë ta vrasin Muhamedin
(savs).

Për këtë flet ajeti 30, i sures el-Enfal:

“Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; për të
të burgosur, mbytur ose dëbuar. Ata bënin plane, e Allahu është më i miri që
asgjëson (dredhitë).”
(el-Enfal, 30)

Hixhreti në Medinë, për dallim nga hixhreti në
Abisini, ishte farz për çdo musliman, sepse në Medinë duhej të formohej
bashkësia e fortë, e cila do të mund t’i mbronte interesat e Islamit dhe
muslimanëve.

Në Medinë, ensarët (ndihmësit) në mënyrë
vëllazërore i pranuan muhaxhirët dhe me ta e ndanë të mirën dhe të keqen. Me ta
i ndanë pasuritë e tyre dhe u vëllazëruan.

Vëllezër të dashur!

Hixhreti e ndryshoi rrjedhën e historisë
njerëzore. Në Medine, në destinacionin e hixhretit, u intensifikua da’veja dhe u
vendos pushteti islamik. Aty u vendosen themelet e shtetit të madh islam, i
cili i çliroi njerëzit nga robërimi ndaj njerëzve, tek robërimi ndaj Allahut,
Zotit të botëve.

Muhamedi (savs)me muslimanët u kthye në Mekën
e tij të lindjes, pas 8 vjetësh të kaluara në Medine, duke thënë:

“Nuk ka zot tjetër përveç Allahut!
Ai e ka përmbushur premtimin e Tij! E ndihmoi robin e Tij! E lartësoi ushtrinë
e tij dhe i mposhti grupet e armikut, Vetëm Ai!”

Pejgamberi (savs), pas qëndrimit 18 ditësh në
Mekë, të nesërmen herët në mëngjes, u nis për në Medine, të cilën e mori si
vendbanim deri në vdekjen e tij.

Kështu përfundoi Hixhreti i Pejgamberit (savs),
në të cilin nuk pati hakmarrje, dhe mbeti sunet deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk është pa arsye, që halifi i madh, Omer ibn
Hattabi (r.a.), Hixhretin e zgjodhi për fillim të kalendarit musliman, si një
nga ngjarjet më të rëndësishme, nëse jo edhe më e rëndësishmja, në jetën e
Muhamedit (savs) dhe gjeneratës së parë të muslimanëve, e cila do të thoshte
braktisje e gjendjes së shtypjes dhe padrejtësisë,për të kaluar në gjendje të
lirisë dhe drejtësisë.

Për këtë arsye,festimi i datës së hixhrit çdo
vit, na kujton parimin e mospajtimit me gjendjen e padrejtësisë, dhunës dhe
mungesës së lirisë në shoqëri nga njëra anë, dhe në anën tjetër, vlerën e
kërkimit të zgjidhjeve më të mira dhe më cilësore në jetë.

Pejgamberi (savs), gjithashtu, ua kujtoi
muslimanëve se vlera dhe kuptimi i hixhretit,mund të gjenden dhe realizohen në
jetën e tyre, duke hequr dorë nga mëkatet dhe gjithçka që ka ndaluar Allahu i
Plotfuqishëm:“Muhaxhir është ai që braktis atë që e ka ndaluar Allahu”
thotë në një hadith.

Vëllezër të respektuar!

Ne jemi dëshmitarë, për fat të keq, se edhe në
këta muaj të shenjtë të kalendarit musliman, në shumë pjesë të botës po derdhet
gjaku musliman. Ne jemi pafundësisht të pikëlluar, kur shohim imazhe të
muslimanëve duke u vrarë, torturuar brutalisht dhe duke u persekutuar para syve
të botës,e cila është zhytur në hipokrizi dhe mizori. Në të njëjtën kohë, ne
jemi të vetëdijshëm, për dobësinë e ummetit musliman për t’i mbrojtur dhe ndihmuar
ata në një gjendje kaq të vështirë.

Ne edhe më shumë jemi të pikëlluar dhe
mërzitur,për shkak të atyre që e quajnë veten musliman dhe vende apo shtetemuslimane,
të cilët e vrasin njëri-tjetrin, duke e ditur mesazhin e Pejgamberit (savs), i
cili shumë qartë tregon për secilin nga ne,se çdo musliman që ngre dorën e
tij për të vrarë një vëlla musliman – vendi i tij është xhehenemi
. Kjo
tregon, se për fat të keq, sot mesazhi i Islamit nuk po kuptohet në mënyrën më
të mirë në botën muslimane, dhe se, është e nevojshme të përpiqemi të bashkohemi
për të mirë dhe për ta shmangur të keqen.

Prandaj, unë i bëj thirrje vetes dhe juve,që ta
rishqyrtojmë gjendjen tonë, ta pyesim veten se a po bëjmë gjithçka për ta
rregulluar atë për çka jemi përgjegjës? Në këtë rrugë, unë bëj thirrje për të
gjithë ne, që t’i intensifikojmë veprat tona të mira dhe të largohemi nga gjërat
e ndaluara dhe të dyshimta!

O Zot, ndihmoji të shtypurit, udhëzoji ata që janë në rrugë të gabuar, na forco neve në rrugën e Islamit!
O Zot, poshtëroji ata që i poshtërojnë robërit e Tu!
Na i fal neve mëkatet tona dhe na ço në xhenet, në shoqërinë e pejgamberëve, të shehidëve dhe njerëzve të mirë! Amin!

Mustafa ef. Setkic

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-