Në xhaminë “El-Kalem” u mblodhën 923 euro në ndihmë të Gentianës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Aktivitetet për grumbullimin e parave për shërimin e 20 vjeçares nga Bellobradi, Gentiana Qafleshi po vazhdojnë, deri sa ajo tashmë është shtuar në spitalin e Colmar në Francë.

Ashtu si edhe në rastet tjera kur janë organizuar fushata të ndryshme për grumbullime fondesh edhe në këtë rast ndihma e diasporës nuk mungon.

Xhenatin Baxhaku nga Bellobradi, një bashkatdhetar që jeton, punon dhe vepron në Vjenë të Austrisë, të premten ishte njëri nga nismëtarët që mori iniciativën e grumbullimit të një shume të hollash për bashkëfshataren e tij Gentianën, shkruan Opoja Sot.

Baxhaku prezanton një dokument ku tregon se gjatë Xhumasë në Xhaminë El Kalem në Vienë, janë grumbulluar 923.70 euro, si ndihmë për shërimin e Gentianës. /Opoja Sot

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-