Në fshatin Zgatar të Dragashit është goditur me veturë një biçiklist. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“I dyshuari me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur një biciklist i moshës së mitur. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, njofton Policia e Kosovës.
“I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo njësiti policor ka arritur ta identifikojë dhe ta shoqërojë në stacionin policor”.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. (Opoja.net)
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.