Nëse i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të arrini t’i numëroni

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Begatitë që i gëzon
njeriu janë të panumërta. Disa janë të dukshme dhe të njohura, kurse disa të
padukshme dhe të fshehura. Harmonia e trupit të njeriut, dallimi midis të
lejuarës dhe të ndaluarës, të mirës nga e keqja, llojllojshmëria e ushqimit dhe
shumë të tjera të ngjashme, janë begatitë që Allahu i Plotfuqishëm na ka dhënë
në këtë botë.

Ka shumë ajete kuranore,
në të cilat Allahu i Plotfuqishëm i tregon begatitë e Tij ndaj njerëzve. Në
njërin prej tyre thotë:

“Dhe ju, në kafshët
keni këshillë: Na ju japim të pini atë që gjendet në barqet e tyre, e për ju,
në to, ka shumë dobi dhe nga ato ju hani, dhe ju, me ato dhe me anije barteni.”
(el-Muminun, 21-22)

Begati e madhe e
Allahut është edhe uji që ne e pimë, të cilin Allahu na e sjell nga
thellësia e tokës.

Është e pashmangshme
përmendja begatisë së rrobave dhe shtëpive në të cilat qëndrojmë dhe në
të cilat ndjehemi të qetë dhe të sigurt. Allahu i Plotfuqishëm thotë:

“Allahu ka bërë për
ju nga shtëpitë tuaja vendbanim, dhe ka bërë për ju prej lëkurave të shtazëve
shtëpi (si tenda), të cilat ju i bartni lehtë kur udhëtoni dhe të zëni vend, e
nga leshi i shtazëve: dhenve, deveve dhe i dhive, ka bërë që t’i përdorni për
veshje dhe për shtrojë, deri në një kohë.”
(en-Nahl, 80)

Nëse tendat më parë
kanë qenë begati, atëherë begati shumë më të mëdha janë shtëpitë dhe vilat e
ngrohta dhe komode. Çka të themi, atëherë, për ujin e nxehtë në kuzhina
dhe banjo?! Po për makinat që drejtojmë apo aeroplanët me të
cilët kalojmë distanca të gjata në një periudhë të shkurtër kohe?!

Në përgjithësi, begatitë
e Allahut janë më të mëdha, sesa që mund të llogariten ose të përfshihen. Allahu
i Plotfuqishëm thotë: “E nëse doni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, atëherë
nuk do të mund t’i numëroni.”
(Ibrahim, 34)

Gratë tona dhe pasardhësit të
cilët i kemi prej tyre, janë begati e madhe për të cilën Allahu i Plotfuqishëm thotë:
“Allahu ka krijuar gratë nga lloji juaj, e nga gratë tuaja u jep djemtë e
nipat dhe u furnizon me ushqime të mira.”
(en-Nahl, 72)

Qëllimi dhe urtësia
e numrit kaq të madh të begative është që njerëzit ta falënderojnë Dhuruesin e
këtyre begative, dhe t’i binden Atij plotësisht, dhe mos t’i bëjnë shoq Atij.
Vetëm në këtë mënyrë njeriu do të shpëtojë dhe begatitë do të vazhdojnë:

“(Kujtoje) dhe kur
Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe
më shumë; e nëse bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im
është i rëndë.”
(Ibrahim, 7)

Nuk është falënderim
i duhur, nëse ai nuk i përmban këta tre komponentë: (1) Të pranohen se begatitë
janë nga Dhuruesi Fisnik, (2) të shfrytëzohen ato begati në qëllime që i do
Allahu dhe që njeriut ia ka bërë detyrim, si dhe (3) të flitet për ato begati.

Pejgamberi (savs), kur
është pyetur se pse aq shumë qëndron zgjuar gjatë natës (në namazin e natës),
kur i janë falur mëkatet e tij të kaluara dhe të ardhshme?! Ai është
përgjigjur: “A nuk duhet ta falënderoj Allahun!”

Begatiamë e
madhe është padyshim feja islame. Pa të, do të mbizotëronte kaosi, si në
sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-