Nëse përçaheni do t’ju kaplojnë trazirat !

Opoja.net Opoja.net Artikuj

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#222222″ background=””]M[/miptheme_dropcap]e shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe me rënien e socializmit nga aktualiteti si një ideologji, bota kapitaliste shpalli fitoren me tezën “Njeriu i fundit – Fundi i historisë”. Pas kësaj, në aktualitetin perëndimor, brenda kuadrit të “armikut të ri”, u shfaq “Rreziku jeshil”: – Pas kësaj, procesi i luftës do të zhvillohej në formën e “luftës midis myslimanve”. Për ta kuptuar mirë këtë, duhet të kuptojmë mirë zhvillimin e mendimit të botës perëndimore, e cila mendon: – Ne e shohim si një problem botën islame, ku ndodhen një pjesë e madhe e interesave tona. Problemi është se si do ta mbajmë këtë botë nën statusin e kolonializmit, haptas apo fshehtas.

– Vetëdijësimi islam ka fituar cilësinë e diskutimit të statusit të kolonializmit. Ne këtë e quajmë “politizim të Islamit”. Përkufizimet si fondamentalizmi islam, Islami radikal apo integralizmi islam, janë përkufizime të cilat i kemi nxjerrë ne, në kuadrin e fenomenit të “islamit politik”. – Vetëdijësimi i këtij islami që diskuton, është një fenomen i cili vihet re pothuajse në të gjitha vendet islame. – Kjo gjë duhet parandaluar. – Mënyra e kësaj është parandalimi i ardhjes në pushtet të këtyre organizimeve dhe, nëse kanë ardhur, të largohen. Dhe për të realizuar këtë, duhen përdorur grupet e interesit politik, ushtarak, gjyqësor dhe mediatik që ndodhen në vend.

– Një mënyrë tjetër për ta arritur këtë, është copëtimi i strukturës shoqërore që përgatit themelet e këtij zhvillimi islam. E thënë më qartë, përplasja e myslimanëve me njëri-tjetrin. Dhe për këtë, të përdoret çdo lloj ndarjeje në besim, fikh, medh’heb, grup, etni dhe individ. Sa më shumë të luftojnë myslimanët me njëri-tjetrin, aq më shumë do të dobësohet “fuqia e Islamit” dhe aq më shumë do të jenë të predispozuar të kolonializohen, të sundohen dhe të përdoren. Bota islame dhe ne si myslimanë jemi përballë një strategjie të tillë, që nga fundi i shekullit të 20-të e deri më sot në fillim të shekullit të 21-të. Ky është vetëm “përditësimi” i strategjive të forcave kolonizatore, të cilat i kanë planifikuar për të kolonizuar botën islame para njëqind vjetësh, pra në periudhën pas Luftës së Parë Botërore. Ndërkohë që një forcë -ose forca- kolonizatore thur plane të tilla, bën edhe analizën e vendeve që do të kolonizojë, si në aspektin gjeografik, ashtu edhe në aspektin sociologjik. Ata analizojnë anët e tyre të dobëta dhe të forta. Pastaj përpiqen të shtojnë anët e dobëta dhe të pakë- sojnë anët e forta. Gjithashtu, ata synojnë organizimin e një strukture kolonizuese për një periudhë të gjatë. Ata analizojnë hollësisht karakteret e drejtuesve, strukturat e sistemeve shoqërore, cilësitë etnike të shoqërive, dallimet medh’hebore dhe ndjesitë ndaj kufijve. Madje, nëse është e mundur i planifikojnë vetë ato. Bota islame e kaloi njëqindvjeçarin e fundit nën kthetrat e një projekti të tillë. Ne nuk mundëm ta kapërcenim dot në kuptimin e vërtetë të fjalës statusin e kolonizimit të hapur apo të fshehtë. Ne e kemi një damar të ndjeshëm, jo se s’e kemi. Por kolonizatorët arrijnë ta vazhdojnë këtë status duke e rinovuar dhe përditësuar atë vazhdimisht. Dhe ja ku jemi më në fund përballë kurthit strategjik, ku mbase gjithmonë është e mundur të bien shoqëritë njerëzore: – Lufta ndërmjet myslimanëve.

Kur bëhet fjalë për Islamin dhe myslimanët, mbase kjo është gjendja që mund të paramendohet më pak, sepse Islami, si për nga aspekti i urdhrave të Allahut, të cilat janë në qendër të besimit dhe si për nga aspekti i fjalëve dhe zbatimeve të të Dërguarit të Tij (a.s.), parashikon ndërtimin e një shoqërie ku pothuajse nuk bëhet fjalë për gjë tjetër përveçse “vëllazërisë”. Në një anë, qëndron ligji i Allahut, “Besimtarët janë vëllezër” dhe në anën tjetër një strategji që parasheh “luftën ndërmjet myslimanëve”… Ky është një plan i qartë për shkatërrimin e identitetit të myslimanit dhe nxjerrjen e tij jashtë “ligjeve të Allahut”. Nëse e shohim Kuranin, do të vëmë re se ky është “plani i shejtanit”. Mirëpo, në Kuran, në “Udhë- zuesin” që ka dërguar Fuqia që ka krijuar botët, Allahu i Madhëruar, jemi paralajmëruar edhe për rreziqet me të cilat mund të përballemi në këtë fushë. Çështja është që t’ia hapim zemrën Fjalës së Allahut, Kuranit, me sinqeritet të plotë. Po, “me sinqeritet të plotë”. Pra, jo duke bërë gjoja sikur dëgjojmë, jo duke mos pranuar kritika, jo duke u sjellë sikur nuk po na drejtohet neve, por dikujt tjetër dhe jo duke i bërë “egot” tona individuale, grupore, etnike dhe medh’hebore, mure përballë Kuranit. Medh’heb, që do të thotë “rrugë që ndiqet”, është kërkimi i rrugës që të çon tek Allahu; Tarikat, që edhe kjo do të thotë “rrugë”, është kërkimi i takimit me Allahun; Po ashtu edhe sheriat, që do të thotë “rrugë që ndiqet”, synon një rrugë që të nxjerr tek Allahu. Pra, të gjitha këto rrugë synojnë takimin me Allahun… A mund të gjejë kohë një njeri që është duke u drejtuar për tek Allahu, të merret me dikë tjetër që është po në të njëjtin drejtim, por në një korsi tjetër të rrugës; a nuk e mendon ai se pengimi i atij nga rruga që ka marrë, ka një kuptim negativ për vetë udhëtimin e tij; a mund të mos e marrë parasysh vlerën që ka tek Allahu pengimi i rrugës që të çon tek Ai; dhe ç’është më e rëndësishmja, a mund të mendojë ai se Fuqia që sheh dhe di gjithçka të këtij udhëtimi nuk do t’i shohë sjelljet e tij prej banditi? Allahu i Madhëruar, në sajë të Kuranit, vë përpara nesh në mënyrë të qartë si një film apo një fotografi, çdo gjë që do të na ndodhë në këtë udhëtim. E gjithë çështja është ta lexosh Kuranin në mënyrë të saktë dhe me gjithë zemër…

Për shembull, në Kuran urdhërohet, se “Ai (Allahu), është që i bashkoi zemrat e tyre…”1 Si mendoni? Unë them se, nëse ia japim zemrat tona Allahut, ato do të arrijnë pjekurinë e duhur për t’u bashkuar. Në Kuran, në lidhje “…me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte…”, thuhet se “…puna e tyre është në dorë të Allahut…” e më pas vjen edhe kërcënimi për ta se “…Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar…”. 2 Unë them se kur të lexojmë këto lloj ajetesh, t’i lemë mënjanë paragjykimet ndaj të tjerëve, duke thënë “filani e copëtoi fenë” dhe t’i bëjmë vetes pyetjen: “Vallë po unë, a po bëj ndonjë gjë që e copëton fenë e të bëhem pjesë e atyre që kërcënon Zoti im?”. Nëse do të ishte e mundur ta lexonim në mënyrë të veçantë këtë ajet, të mendonim rreth tij, të ndërtonim botën tonë të ndjenjave e mendimeve sipas tij dhe të përcaktonim gjendjen dhe sjelljet tona si umet në bazë të tij, ne mund t’i përmbysim të gjitha “strategjitë e kaosit”. Allahu i Madhëruar urdhëron: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (Enfal, 46) Në qendër të bindjes, duhet vendosur Allahu dhe i Dërguari i Tij (a.s.). Ndërsa bindja ndaj të gjitha fuqive të tjera (përfshi edhe ata që Kurani i ka cilësuar si “ulu’l emr”), duhet të realizohet brenda kornizave të bindjes ndaj Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Nëse ka “kundërshtime” në lidhje me një çështje, kjo duhet të zgjidhet me kriteret që ka bërë të ditura Allahu dhe i Dërguari i Tij.3 Dhe menjëherë pas bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (a.s), vjen thirrja hyjnore “për të mos u grindur, për të mos u përçarë dhe për të mos u ndarë me zemër, edhe nëse ndarja në lidhje me detyrat dhe shërbimet është e paevitueshme”. “Mos u ndani në grupe!”, thotë Allahu i Madhëruar për ata që kanë veshë të dëgjojnë. Më pas, përkujton rrezikun shpirtëror, mendor dhe psikologjik që sjell ndarja në grupe. “Ju hyn frika, ju dobësohet zemra dhe ju shuhet vullneti.” Më vonë, do të përballeni me një çmim që duhet ta paguani edhe si individë edhe si shoqëri. Në Kuran përdoret fjala “rih”, kuptimi i së cilës është “erë”. Pra, një krijesë, e cila ka fuqi ndikuese. Mirëpo komentuesit e Kuranit, e kanë kuptuar si “kapitullim i forcës dhe i shtetit”. Dhe ja ku na shfaqet tabloja e “realitetit të botës islame”. Ky ajet na bën të ditur se besimtarët janë forca, fuqia dhe era e njëri-tjetrit. Dhe, nëse përçahen, kjo forcë nuk do t’i ushqejë më besimtarët me njëri-tjetrin, por do të kthehet në një forcë që i dobëson ata.

Ndërsa çmimi i kësaj, mund të jetë edhe “humbja e shtetit”. Nëse “humbjen e shtetit” e interpretojmë duke parë gjendjen aktuale të botës islame, mund ta kuptojmë fare qartë se shtetet që janë formuar në shoqëritë islame, janë të zbrazura nga brenda dhe se aftësia e tyre për të krijuar shtet pothuajse nuk ekziston. Ky ajet urdhëron: “O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.” (Bekare, 208) Ose do të mblidheni të gjithë së bashku nën atmosferën e “paqes-Islamit-marrëveshjes”, ose do të ndiqni hapat e shejtanit, i cili është “armiku juaj i hapët”. Cilën do të zgjidhni? Cila është gjendja juaj aktuale, “jeni të gjithë së bashku në paqe” apo po ndiqni gjurmët e shejtanit? Ju lutem, në vend që të paragjykojmë të tjerë, gjithsecili le të shohë pozicionin në të cilin gjendet dhe të bëjë pyetjen: “Ku ndodhet shejtani në gjithë këtë kaos?” Ky ajet urdhëron: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e në sajë të dhuntisë së Tij, u bëtë vë- llezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” (Al’ Imran, 103) Nëse të gjithë së bashku do të ishim kapur fort pas litarit të Allahut, atëherë kush po e bën këtë përçarje? Nëse Allahu i ka bashkuar zemrat tona, si u ndamë? Nëse Allahu na ka shpëtuar prej greminës së zjarrit, atëherë ç’janë këto gremina zjarri që po ia gërmojmë njëri-tjetrit si popuj myslimanë? Cila është pjesa ime në gërmimin e kësaj gremine dhe si do të jap llogari para Allahut për këtë? Ky ajet urdhëron: “Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” (Al’ Imran, 105) A nuk na kanë ardhur të gjithëve prova të qarta? A nuk jemi duke i lexuar ato ditë e natë? Kujt po ia lexojmë? Përse ato nuk i arrijnë zemrat tona? Si duhet të ndikojnë në qëndrimin tonë si umet këto fjalë të Kuranit? Vallë, kush janë “këta që do të kenë dënim të madh”? Po sikur të na prekë neve ai dënim i madh? Po sikur gjithë këto dhimbje që po përjeton sot bota islame të jenë pjesë të këtij dënimi?..

Ky ajet urdhëron: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ta për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” (Al’ Imran, 159) Allahu i Madhëruar ia thotë këto të Dërguarit të Tij fisnik, që: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u soll butësisht me ta.” Pra edhe atë mëshirë, Allahu ta ka dhënë… Ti nuk u solle me ashpërsi dhe vrazhdësi… Nëse nuk do të ishe sjellë ashtu, njerëzit do të largoheshin prej teje… Allahu këshillon faljen. Madje, kërkon që të bëhet dua për faljen e tyre. Le të pyesim veten tonë, a jemi sjellë me mëshirë ndaj besimtarëve të tjerë? A i jemi përgjëruar Allahut për këtë? A i kemi kujtuar besimtarët e tjerë në lutjet tona, duke zgjedhur rrugën e faljes? A jemi lutur: “O Zot! Mos lejo që në zemrat tona të ketë urrejtje ndaj besimtarëve!..”4 Ky ajet urdhëron: “O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Allahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes! Atij që ju përshëndet me selam, mos i thoni: ‘Nuk je besimtar’, duke synuar përfitime të kësaj jete, ndërkohë që tek Allahu ka fitime të shumta. Të tillë keni qenë edhe ju më parë e Allahu ju dha mirësi; prandaj gjithmonë sqarojini mirë të gjitha punët! Se Allahu është Njohës i veprave tuaja.” (Nisa, 94) Me anë të këtij ajeti, Allahu i Madhëruar sikur na shfaq një mundësi dhe një kornizë për të analizuar të gjitha dobësitë e njeriut. Ai urdhëron që të dëgjojmë dhe t’i kuptojmë mirë shkaqet e një lufte. Pjesa e ajetit: “Atij që ju përshëndet me selam, mos i thoni: ‘Nuk je besimtar’, duke synuar përfitime të kësaj jete” duhet lexuar mijëra herë. Po ashtu, duhet të rishikojmë mijëra herë edhe vlerësimet që bëjmë, kur marrim parasysh “përfitimet e kësaj bote” në marrëdhëniet me njerëzit, shoqëritë, medh’hebet e ndryshme, xhematet, tarikatet ose me grupet e besimeve të tjera. Pra, çdo sjellje duhet ta kalojmë prej sitës së këtyre kritereve.

Këtu, Allahu i Madhëruar kërkon prej nesh të rishikojmë qëllimet tona. Për shembull, siç thotë edhe i Dërguari i Allahut (a.s.): “Për kë po emigroni? Për Allahun dhe të Dërguarin e Tij apo për ndonjë grua që e dëshironi?” Me një fjalë, shikoni përse po e ngrini shpatën kundër atij që keni përballë Për të marrë më shumë pjesë prej plaçkës së luftës apo për shkak se nuk doni ortakë me të cilët do të ndani mallin-pronën-pushtetin? A ju ka vajtur nëpër mend se një ditë do të dilni para Allahut, ku do të jepni llogari edhe për qëllimet tuaja? Nëse nuk ia keni hapur zemrën për të shikuar çka brenda, si mund ta ngrini shpatën për t’i rënë qafës së tij? Ky ajet urdhëron: “O ju që keni besuar! Mënjanoni dyshimet e shumta, se vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (Huxhurat, 12) Dhe ky ajet: “Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide.” (Saff, 4) Dhe shumë ajete të tillë… Allahu ka përcaktuar kritere për të ndërtuar një shoqëri besimtare. Ndërsa Rasulullahu (a.s.), është përpjekur me mish e me shpirt për të ndërtuar një “umet” sipas këyre kritereve. Mirëpo tani, kundër umetit është futur “strategjia e luftës ndërmjet myslimanëve”. Po, kjo është një strategji satanike. Kjo është edhe sprova jonë si umet. A do t’i drejtojmë veshët nga Zoti ynë, Krijuesi ynë, fjala e Tij, Kurani dhe zëri i të Dërguarit të Tij (a.s.)? A do ta kapim pejgamberin për dore e të ndjekim hapat e tij, të mblidhemi e të kapemi fort pas tij apo do t’i nënshtrohemi strategjisë së shejtanit dhe ndihmësve të tij, që na thërrasin për të goditur njëri-tjetrin? Kjo e dyta do të na kolonizojë edhe për njëqind vjet të tjera e do të jemi ende skllevër. Islami është “liri”. Ndërsa të kolonizohesh, do të thotë të jesh në statusin e skllavit, qoftë i hapur apo i fshehtë. Islami nuk duhet jetuar brenda një kornize të përcaktuar nga tregtarët e skllavërisë. Sot, për të jetuar Islamin në kuptimin e vërtetë të fjalës, duhet të kuptojmë mirë “vëllazërinë”. Përndryshe, “na kapitullon shteti dhe fuqia, bëhemi të parëndësishëm, gufohemi dhe na merr malli për pak atmosferë paqeje”. Çdo popull që “humbet shtetin”, poshtërohet.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-