Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Nga Dragashi vjen alarmi për bllokadë nga bora, tash 30 orë pa rrymë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Nga Dragashi vjen alarmi për bllokadë nga bora, tash 30 orë pa rrymë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 22:50 - 06/01/2017 Lajme Opoja
Ndaje

Është zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi, ai që nga Dragashi ka dhënë alarmin e bllokadës të kësaj zone nga bora.

Për më tepër ai ka treguar se tashmë janë bërë rreth 30 orë prej kur në Dragash është ndërprerë energjia elektrike.

“Situata në Dragash është e rëndë. Rrymë nuk kemi prej ditës së djeshme, prej orës 16, pra plot 30 orë”, ka thënë ai në një prononcim për portalin Koha.net, teksa ka bërë me dije se bateria e telefonit gati sa s’i ka pushuar.

Ka treguar edhe për atë se rrugët lokale janë të bllokuara nga bora dhe nga erërat e fuqishme që po e bartë atë në vende të caktuara. Rrugët rajonale ka thënë të jenë të pastruara pjesërisht nga kompanitë përgjegjëse.

Sipas tij, të gjithë 35 fshatrat janë pa rrymë, bashkë me qytezën Dragash. Ndërsa 14 fshatra të Gorës dhe 4 të Opojës janë të bllokuara prej bores.

Edhe një banor i kësaj zone, i ka shkruar portalit Koha.net për të alarmuar për situatën atje.

Më parë Koha.net raportoi se si Banorët e Opojës janë detyruar që të vetorganizohen për pastrimin e rrugës, pasi organet përgjegjëse për pastrim nuk kanë mundur të përballojnë situatën e rëndë në këtë rajon.

Banorët kanë thënë për portalin Koha.net se bora ka arritur deri në 70 centimetra dhe në 24 orët e fundit kanë mungesë të energjisë elektrike.

Banorët e fshatrave përreth janë organizuar sot që vetë të bëjnë pastrimin e rrugëve të fshatrave të Dragashit.

Komuna e Dragashit, sipas statistikave i ka mbi 45,000 banorë në dy treva, atë të Opojës dhe të Gores, me gjithë mërgimtarë.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 7:39 - 07/01/2017 22:50 - 06/01/2017

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kosova

Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

1 Min. Leximi
Kosova

QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë

2 Min. Leximi
Kosova

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

3 Min. Leximi
Kronika

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?