Nga sot, Kosova dhe Shqipëria me pikë të re kufitare

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ka njoftuar se Shqipëria dhe Kosova do të kenë një tjetër pikë kufitare tokësorë funksionale.

Në këtë mënyrë, dy vendet do të kenë në total dy pika të tilla, përfshirë dhe atë të Morinës.

Bëhet fjalë për pikën doganore të Shishtavecit që prej ditës së sotme do të jetë e kalueshme për çdo qytetar. Deri më sot kjo pikë kufitare ka qenë në dispozicion vetëm për banorët e zonave përreth, me leje të veçantë.

Pika quhet Krushevë (Dragash) për anën kosovare – Shishtavec (Kukës) për anën shqiptare.

Marrëveshja midis dy shteteve u firmos dhe nga Kosova më 9 qershor të këtij viti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-