Nga sot mërgimtarët do të paguajnë vetë policat kufitare

Opoja.net Opoja.net Kosova

Prej sot, mërgimtarët që ia mësyejnë Kosovës do të duhet të paguajnë vetë policat për sigurim kufitar. Deri në fund të vitit 2021, këto tarifa ishin mbuluar nga Qeveria e Kosovës.

Për fillimin e aplikimit të këtyre tarifave ka njoftuar Byroja Kosovare e Sigurimeve, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021”, thuhet në komunikatën e BKS’së.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth pesë milionë euro në gusht të këtij viti, për pagesën e polices kufitare për mërgimtarët.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-