Autori: Ramazan Fetahu
“E mos u bëni si ata që harruan Allahun, pra (Allahu bëri që ata) harruan vetvetën. Të tillët janë fasikët”. (El-Hashr 19)
Që nga harresa e Ademit a.s. dhe rënia e tij në tokë njeriu jeton në mes rikthimit në origjinë dhe asgjësimit në labirintet e materies. Bota dualiste vazhdimisht atij i shkakton stres të brendshëm shpirtëror. Për ta mbajtur “Zotin në qendër” dhe për të jetuar nën hijen e tij në mënyrë që të sigurojë qenësinë në përkujdesjen hyjnore.
Harrimi i Allahut xh.sh. do të thotë harrim i vetvetës. Subjekti bëhet objekt dhe e kundërta aty ku përkujtohet Allahu, edhe gjendet në atë shoqëri. Spinoza thotë: se sa më i moralshëm që të bëhet njeriu aq më shumë natyrë hyjnore merr, pra afrohet me Zotin dhe fiton përsosuri, dhe sa më shumë që largohet nga Zoti aq më shumë shkon drejtë shkatërrimit, sepse e kundërta e Qenies është mosqenie pra mosekzistencë. Këtë edhe e vërejmë gjatë historisë së pejgamberëve se sa herë që popujt janë zhytur në mohim ata janë gjykuar të zhduken. Kanë ekzistuar edhe shumë mbretëri të fuqishme por edhe çdo ngritje e tyre ka pasuar rënie për shkak të shkeljes së mësimeve fetare sikurse jemi deshmitarë të shumë ngjarjeve historike.
Nëse do t’i hedhim një shikim historisë së Perandorisë Romake do të njihemi me një superfuqi botërore e cila mbi 5 shekuj kishte sunduar botën.Thënia e vjetër: “Të gjitha rrugët të dërgojnë në Romë”, ka një kuptim të thellë filozofik. Mbretëria Romake përfaqësonte në atë kohë qendrën e dijes, shkencës dhe supërfuqisë botërore, e cila synonte të ishte, mbretëri absolute mbarëbotërore. Nuk ishte e menduar ndonjëherë se mund t’i vinte fundi kësaj mbretërie, e cila ishte në kulmin e fuqisë së saj.
Historianët flasin rreth dobësimit dhe rënies së Perandorisë Romake, numërojnë shumë shkaqe të cilat ndikuan në rënien e saj. Nga zgjerimi i tepërt i kufijve dhe pamundësia për t’i mbajtur në kontroll të gjithë kufijtë, pastaj keqtrajtimi i robërve të zënë gjatë luftërave si dhe shkaqet natyrore ndikuan që kjo mbretëria të dobësohej.
Mbretëria romake i përkiste besimit pagan në shumicë dhe problem tjetë ishte edhe përhajpja e krishterizmit brenda peranadorisë. Krishterizmi erdhi me një doktrinë më të avancuar e cila kundërshtonte besimin pagan. Kështu që romakëve iu desh të hapnin luftë edhe me fenë e re kristiane e cila konsiderohej rrezik për të ardhmen e perandorsë. Dhe për ta ndaluar krishterizmin ajo vendosi të marrë masa të rrepta.
Kulmin e saj e shënoi duke i shpallur luftë “zotit” (të të krishterëve), Isait a.s., kështu në vitet 25-30 e.r. në kohën e mbretit Tiberija, regjenti Poncie Pilati në Palestinën e administruar në atë kohë nga mbretëria romake, u vra “zoti i kristianëve” Isai a.s. Me këtë veprim ata shpallën triumfin e njeriut ndaj zotit.
U mendua se vrasja e autoritetit fetar do të thoshte edhe fundosje e fesë së re në mesin e Perandorisë Romake. Me vrasjen e Isait dhe dhe fesë së tij ata vranë edhe veten dhe fituan dënimin e Zotit. Kështu edhe ndodhi; Perandoria Romake më 476 e.r. përfundimisht u shkapërderdh dhe u shkatërrua nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të saj. Sot për ne Roma përfaqëson një të kaluar dhe të “harruar”, sepse harresa ndaj “Zotit” është harresë e vetvetës dhe lufta ndaj fesë është vetëvrasje.
Kryeneqësia e njeriut ndaj Zotit nuk përfundon me kaç; “historia përsëritet për ata që nuk marrin mësim”, thotë thënia e vjetër. Feja ka qenë dhe mbetet në skenën historike gjithmonë si element shoqëror. Aty ku ka pasur njeri ka pasur edhe fe dhe Zot.
Që nga Mesjeta e sidomos nga Koha e Re (pas Revolucionit Francez Borgjez), kur u nda kisha nga shteti, Evropa perëndimore ka bërë hapa gjigant në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Lufta mes fesë dhe shtetit mori fund në mesjetë; feja u izolua vetëm në fushën e veprimtarisë private kurse në jetën sociale shteti ishte autoriteti kryesor. Më vonë me zhvillimet e hovshme të Perëndimit sa vinte dhe feja largohej nga fushat e jetës së njeriut. U mendua se nuk ishte nevoja e fesë dhe fushëveprimin e Zotit do ta kryenin mjetet teknologjike. Kjo arriti kulmin kur në shek. XVIII Niçeja si përfaqsues i civilizimit perëndimor evropian, e shpalli fundin e fesë, duke potencuar – “Zoti vdiq, atë e vramë ne”. Me këtë akt ai i dha fundë fesë në Evropë dhe gjithçka do të varej nga njeriu. Ai është rreth të cilit sillet gjithçka. Pra njeriu është në qendër dhe gjithçka sillet rreth tij.
Teoria e Fukajamës për “Fundin e Historisë” së mbretërisë perëndimore i dha një karakter universal. U mendua se historia mori fund dhe se e ardhmja pa dyshim i përket Evropës Perëndimore e cila kishte krijuar një religjion pa zot. Të gjithë popujt janë të gjykuar të ndjekin stilin e jetës perëndimore në të kundërten i nënshtrohen shkatërrimit. Me këtë Evropa shënon superioritetin e vetë dhe absolutizmin kundrejt popujve të tjerë.
A arriti të gjejë lumturinë absolute Perëndimi me nxjerrjen e fesë nga fusha sociale? Sot më shumë se kurrë më parë Perëndimi po vuan krizën morale, e cila po e dërgon drejtë shkatërrimit, sikurse lajmëron Huserl për simptomat e rëniës së Perëndimit ku thotë: “Vendet evropiane janë të sëmura dhe kanë nevojë për çdo lloj terapie”
Dijetari turk Ahmet Davutoglu numëron disa pika në të cilat njeriu perëndimor ka dështuar edhe përkunder zhvillimeve të mëdha teknologjike. Ai thotë se këto shkaqe edhe mund të shembin mbretërinë shekullariste perëndimore. Ndër të tjera ai përmend: Problemi i humbjes së sigurisë ontologjike, kriza morale, epistemologjia, problemet ekologjike, liria etj.
Çalimi i Perëndimit në këto disiplina është problem serioz që dalëngadalë po e dërgon atë drejtë agonisë. Çdo ngritje pason me rënie të shpejtë sikurse në Perandorinë Romake. Shkelja e vlerave të fesë paguhet shtrenjtë.
Rikthimi i Zotit, siç e quan Graziano, është se e ardhmja e botës i përket fesë. Ka ardhur koha që bota të udhëhiqet nga fetë dhe të kemi një botë me Zot. Sepse vetëm Zoti ka ekzistencë të pakufizuar dhe ekzistenca e një populli mund të jetë e qëndrueshme vetëm me të, pasi se e kundërta e harresës është përkujtesa (dhikr) ku Allahu xh.sh. thotë: “Më përkujtoni t`ju përkujtojë.” (El-Bekare, 152).
Ramazan Fetahu, Prizren.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.