Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Qipro

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Qipro.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje këtë muaj, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më 24 shtator, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda – kurse më 27 shtator e presin Qipron në “Fadil Vokrri”.

Për ndeshjen kundër Qipros, FFK ka njoftuar këtë të hënë se ka nisur shitja e biletave.

Biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” do të jenë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

“Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do”.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-