Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë grup, 231 besimtarë nga komuna e Prishtinës morën rrugën drejt Mekës, ndërsa Aeroporti “Adem Jashari” u mbush me emocione, lutje dhe përqafime mes besimtarëve dhe familjarëve të tyre.
“Për shumë besimtarë, kjo eshte hera e parë që po nisen për haxh, një udhëtim që, siç thanë, e kanë pritur prej vitesh. Mes emocionesh dhe lotësh gëzimi, ata u shprehën të lumtur që po u jepet mundësia ta vizitojnë Qabenë dhe ta kryejnë një nga obligimet më madhore të fesë islame. Për t’i përcjellë besimtarët, në aeroport ishte i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili u uroi rrugë të mbarë, shëndet dhe haxh të pranuar, duke kërkuar që në lutjet e tyre t’i kujtojnë familjet dhe vendin.”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ndërkaq, nga Drejtoria e Haxhit dhe Umres është bërë e ditur se të gjitha përgatitjet dhe organizimi i udhëtimit kanë shkuar sipas planifikimeve dhe pa pengesa.
Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, këtë vit obligimin e haxhit do ta kryejnë gjithsej 1.576 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë në grupe drejt vendeve të shenjta gjatë ditëve në vijim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

