Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në garazhat e një ndërtese në rrugën “Rifat Berisha”, në Prizren.Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:15. Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca, ku edhe e konstatoi vdekjen.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv tha se disa nga provat e mbledhura tregojnë se i ndjeri ka pasur probleme kardiovaskulare edhe më herët.
“Sidoqoftë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dhe atje do të përcaktohet shkaku i vdekjes”, tha ai.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.