Një jetë të tërë ia kushtoi sportit të Pehlivanëve BAJRAM TOSUN PIRAJ (1930-1997)

Opoja.net Opoja.net Opoja Personazhe

Familja e Tosun dhe Azemine Pirajt nga fshati Pllavë e Opojës, me një gjendje të mesme ekonomike, ishte një familje me përplotë bujari e mikëpritje tradicionale opojare. Ajo lindjën e të vetmit mashkull të kësaj familje, Bajramit, menxi e kishte pritur ngase tek ai shihte trashigimtarin e vetëm të kësaj familje. Bajramin që në rininë e fershme e karakterizonin tiparet e një malësori tipik të këtyre anëve. Ishte trupgjatë, i fuqishëm, hijerëndë dhe kishte një natyrë shumë enegjike. Që në moshën e rinisë ai filloi të merrej me sportin e mundjës duke treguar shkathtësi të një sportisti kulminant.

I shtrënguar nga gjendja e rëndë shendetësore e të atit, në moshë fare të re akoma pa i mbushur të shtatëmbdhjetat, detyrohet të shkojë për të punuar në Beograd, ku qendron afro katër vite dukeb punuar punë nga më të ndryshmet. Edhe përkundër faktit se në këtë qytet bënte punë nga më të rëndat, ai gjatë vikendeve, sikurse edhe shumë bashkëvendas të tij dhe të viseve tjera të trojeve shqiptare, merrej me sportin e mundjës që atëhërë mbahej në vendin e quajtur” Kalamejdan”.

Pas katër vitesh qendrimi në gyrbet, Bajrami kthehet në vendlindje, pra në fshatin Pllavë, për të mos iu kthyer më kurrë kësaj buke të hidhur. Tashmë ai ishte në moshën më të mirë të jetës. Duke qenë se ishte mashkulli i vetëm në familjën e Tosunit, përkujdesej për familjën e tij duke u marrë me punë të ndryshme sidomos me bujqësi dhe blegtori nga e cila krijoi një mirëqenie ekonomike për familjën e tij shumë anëtarëshe.

Sa herë që mbaheshin gazmende të ndryshme familjare në treven e Opojës, Vërrinit e Gorës, të cilat atë kohë nga shumë familje të kamura bëhëshin me “ seri” siç thuhej në gjuhën popullore ( në këto ahengje dhe dasma familjare organizoheshin gara të pehlivanëve vrapime të kuajve dhe lojëra të ndryshme nga tradita jonë e pasur popullore) Në këto gazmende Bajrami ishte vazhdimisht
pjesëmarrës dhe ishte njëri prej pehlivanëve më të suksesshëm. Gjatë kësaj kohe, në qendrën administrative të Opojës dhe Gorës në Dragash, filluan për 1 Maj- për nder të Ditës Ndërkombëtare të
Punëtorëve, të mbaheshin garat tradicionale të pehlivanëve, gara këto që kishin një traditë të hershme. Në këto gara, Bajrami kishte marrë pjesë për çdo vit deri në moshën tridhjetë e tri vjeçare,
respektivisht deri në vitin 1963, ku ishte njëri ndër pehlivanët më të pelqyer dhe më të suksesshëmn pasi që në shumë raste fitonte titullin e “bashit”( pehlivanit më të mirë). Për shkak të rezultateve shumë të mira që kishte arrijtur gjatë shumë viteve në këtë sport, edhe gjatë kohës së kryerjës së shërbimit ushtarak në Shibenik të Kroacisë, katër herë ishte lëshuar të marrë pjesë në garat e pehlivanëve në vendlindje. Edhe sot e kësaj dite bashkëkohaniket e paktë të Bajramit e kujtojnë këtë sportist me krenari dhe nostalgji, ngase ai ishte njeri prej pehlivanëve të parë të Opojës që është marrë me këtë sport sa atraktiv po aq edhe burrëror.

Shkruan Muharrem Qafleshi

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-