Studiuesit kanë identifikuar një lidhje të mundshme midis ëmbëltuesve artificialë dhe sëmundjeve të zemrës.
Sipas këtij studimi, konsumimi i ëmbëlsuesve nuk duhet të konsiderohet si një alternative e shëndetshme”, shkruan independent.co.uk, transmeton klankosova.tv
Studimi – i cili u botua në The BMJ – ekzaminoi informacione për më shumë se 100 mijë të rritur nga Franca.
Autorët, të udhëhequr nga ekspertë të Universitetit të Sorbonës në Paris Nord, ekzaminuan marrjen e ëmbëlsuesve nga pjesëmarrësit dhe e krahasuan atë me rrezikun e tyre për sëmundje të zemrës ose të qarkullimit të gjakut.
Studiuesit gjurmuan marrjen e ëmbëlsuesve duke përdorur të dhënat e tyre dietike, ku shënuan gjithçka që hanin, duke përfshirë markën e përdorur, për 24 orë, me ditarin e dietës të përsëritur tre herë në intervale gjashtëmujore – dy herë gjatë ditëve të javës dhe një herë në fundjavë.
klankosova.tv
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.