Njerëzit lindin të barabartë dhe të lirë!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Autor: Rijad Haliti

Duke u nisur nga kjo mund të thuhet se askush s’mund të heqë dorë nga liria e mendimit, por, gjithashtu, askush s’mund t’a detyrojë këdo pa pasoja fatale. Rruga mund të jetë e ndryshme për të gjithë, por të gjithë ndajnë një gjë të përbashkët – qëllimin për një jetë më të mirë, të gjithë luftojnë për të arritur tek e mira, të gjithë duan të ndjejnë atë që është më e mira për veten e tyre. Ndonjëherë, të gjithëve na ndodh të përjetojmë ndjenjën e pakënaqësisë, mos arritjes dhe mos afirmimit të dëshiruar, por kjo mund të jetë vetëm një sprovë. Ne e dëshirojmë suksesin, por rruga që na dërgon drejt suksesit është e mbushur me pengesa, vështirësi, sfida e mundime. Natyrisht nëse merr guximin që t’ia fillosh asaj rruge atëherë gjysma e suksesit është arritur. Nëse vendos të arrish tek suksesi duhet të përballesh me të gjitha gjërat që jeta ti ka bërë gati, të gjithë ato sfida që mund të të parandalojnë, por ne duhet të jemi aq të fortë, sepse bashkimi bënë fuqinë.
E tillë ishte rruga dhe shtegëtimi im si student, e tani edhe si pjesë e udhëheqësisë së studentëve, konkretisht si kryetar i Fakultetit Ekonomik. Aq sa është e madhe barra dhe përgjegjësia për të qenë gjithmonë i gatshëm, i drejtë dhe korrekt në punën time, edhe më e madhe është kënaqësia dhe nderi që t’u shërbejë dhe ndihmojë në çdo kohë dhe për çdo gjë kolegëve të mi. Për këtë u jam shumë falenderues të gjithë atyre që kishin besim tek unë, sepse falë jush jam këtu dhe kam nder e kënaqësi të madhe të jem gjithmonë me ju dhe për ju. Të jesh kryetar për mua nuk do të thotë thjesht një titull apo një emërim, por në shenjë modestie do të thotë një shpërblim i punës së palodhshme, për të cilën jo vetëm unë, por besojë edhe çdo kush tjetër do të vepronte dhe punonte në të njejtën mënyrë. Sa herë që përmendet fjala “student” dhe “puna në të mirë të studentit”, nuk kursehem për asgjë dhe askënd, por mundohem që secilën herë të jap më shumë nga vetja ime për t’i ndihmuar studentët, jo në thirrjen si kryetar por si mik apo kolegë i tyre dhe për këtë ndjehem shumë i lumtur, sepse duke ndihmuar studentët unë kam arritur të fitoj besimin e tyre dhe atë që është më e rëndësishme një miqësi të fortë.
Padyshim se rëndësia në shoqëri fillon me gjëra të vogla e të thjeshta. Një ndihmë e vogël e dhënë sot, nesër mund të jetë e madhe për çdo kënd. Më e bukura e gjithë kësaj është se kështu fillova dhe unë, me aktivitete dhe ndihma të vogla brenda grupit e gjeneratës time në fakultet, e të cilat dalëngadalë me kalimin e kohës, filluan të zgjerohen, të rriten e të marrin përmasa më të mëdha, falë të cilave gjendem këtu ku jam sot. Një gjë e vogël nga unë, mund të jetë një ndihmë shumë e madhe për ju, prandaj me gjithë shpirtin dhe forcën time do të jem gjithë kohën afër jush, do të kujdesem e do të i’u ndihmojë për secilën nevojë që ju keni, do të mundohem që për të gjithë ju të jem i barabartë dhe me secilin nga ju të kem një shenjë nderi, e ngadalë t’i afrohemi gjërave të mira. Një gjë është e sigurt, se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të bëjë përpjekje edhe më të mëdha që gjërat të ndryshojnë gjithmonë në dobi të studentëve dhe që në një mënyrë apo në një tjetër unë të jem zëri përfaqësues i tyre dhe së bashku me ta të jemi bashkëudhëtarë në rrugën e dijes, diturisë dhe arsimimit. Ngase vetëm në këtë mënyrë, duke u arsimuar do të arrijmë të bëhemi edhe ne kuadro premtuese në të ardhmen dhe synojmë të ndërtojmë një pasqyrë të denjë për përfaqësimin e vetvetës, Universitetit dhe gjithë vendit tonë. Do të vazhdojë edhe unë së bashku me ju dhe do të jem afër jush në të gjitha nevojat që ju keni dhe jo vetëm si Kryetar i Fakultetit Ekonomik por edhe si shoku i juaj, sepse duke ju ndihmuar juve, duke u’a lehtesuar juve gjendjen, duke u’a zgjidhur nevojat që ju keni,e për të cilat unë do të vazhdojë të i’u ndihmojë me gjithë shpirt, atëherë jam tejët i kënaqur kur e shoh që të gjithë ju vetëm keni filluar rrugën drejtë suksesit dhe shpresoj që të arrini të gjithë atje.
Prandaj, duhet punë dhe vetëm punë për të arritur gjithë suksesin që dëshiron. Mbi të gjitha duhet ta duash punën që e bënë, dhe t’i kushtosh shumë nga koha jote, duhet t’a bësh atë me vullnet sepse një ditë edhe ju do të jeni krenar me punën tuaj, me të cilën do të arrini vet, ashtu siç jam unë i kënaqur, siç e dua unë punën time si kryetar dhe ju një ditë do t’a doni punën tuaj. Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri. Me datë 22 Mars do te garojmë për Partinë Alternativa Studentore me numër 10. Kam nderin që të jem pjesë e këtij garimi në këto zgjedhje që do të mbahen. Duke patur parasysh sa më lart procesi i ankesave dhe apelimeve zgjedhore kërkon një vëmendje të veçantë dhe duhet të përmirësohet saktësia. Të drejtat e njeriut dhe të qytetarit kryesisht trajtohen si të drejta të rregulluara dhe të përcaktuara

Me respekt!
Kryetari i këshillit të studentave për Fakultetin Ekonomik ne Univerzitetin Prizrenit “Ukshin Hoti”
Rijad Haliti

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-