Tek Allahu në gjendjen më të keqe do të jetë një njeri, të cilin e kanë refuzuar njerëzit për shkak të frikës nga gjuha e tij
Derisa halifi Harun Rrashidi po bënte tavaf rreth Qabesë, iu afrua një njeri dhe i tha: “O udhëheqësi i besimtarëve, dua të flas me ty, por në fjalën time do të ketë ashpërsi dhe brutalitet, andaj më dëgjomua!”
Halifi
Harun Rrashidi i tha: “Jo, nuk dua të të dëgjoj! Allahu e dërgoi atë që
ishte më të mirë se ti (Musain a.s.), tek ai që ishte më i keq se unë (Faraoni)
dhe e urdhëroi që t’i drejtohet me fjalë të bukura dhe të buta.”
Duke i komentuar
fjalët e Allahut, të cilat ia drejtoi Musait (a.s.) dhe vëllait të tij Harunit
(a.s.): “Shkoni (ju të dy) te Faraoni! Ai, me të vërtetë, është azdisur nga
të këqijat, – e flitni atij fjalë të buta, që të këshillohet apo të frikësohet.”(Ta-ha, 43-44) – djetari islam Ibn-el-Xhevzij ka thënë:
“O Allahu i dashur, kjo është mëshira Jote ndaj atij që tha: ‘Unë jam Zoti
juaj më i madh!’ (Ene rabbukum el-ala), atëherë, çfarëështë
mëshira Jote ndaj atij i cili thotë: ‘Lavdi Ty, O Zoti im i Lartëmadhërishëm!’ (Subhane
rabbijel-‘ala)”’
Kështu
që, unë lirisht mund të betohem se – nuk ka asnjë prej nesh,që nuk ka bërë
diçka, që në fakt nuk ka dashur,por e ka bërë për shkak se dikush e ka lutur me
edukatë, pse e ka pyetur me zemër të butë, dhe pse ka përdorur një stil të
bukur në të folur. Po ashtu, ndoshta nuk ka askush prej nesh, që ka hequr dorë
prej diçkahit edhe pse e ka dashur, vetëm për shkak se dikush prej tij ka
kërkuar në mënyrë të pa kulturuar, duke përdorur stil barbar. Gjuhëtarët
gjithmonë kanë menduar se stili është pjesë përbërëse edomethënies.
Mirëpo,
para gjuhës dhe gjuhëtarit është ligji i Allahut, i cili ka vendosur midis
njerëzve. Askush nuk mund ta tolerojë njeriun e ashpër, të vrazhdë dhe të
zhurmshëm, madje edhe nëse ka të drejtë, ndërsa, ne në të njëjtën kohë, do ta justifikojmë
gabimin e atij që e pranon se ka gabuar dhe që pendohet për gabimet e tij. Nuk
ka të vërtetë më të qartë dhe më të lavdishme sesa feja islame, dhe as që është
shfaqur dikush në këtë planet me thirrje më të mirë dhe më të lartë sesa i
Dërguari i Allahut (savs), por edhe përkundër kësaj, Allahu i shpalli atij:“Në
saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed!) – e sikur të
ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Alu Imran, 159)
Disa
dijetarë,këtë mesazh kuranor e kanë komentuar në këtë mënyrë:“Edhe në
qoftë se fjalimi juaj është bindës, dhe argumentet tuaja janë të qarta, edhe nëse
e vërtetaështë në anën tuaj, ahlaku i mirë dhe sjellja e bukur janë në vendin e
parë.”
Njerëzit e
urrejnë kritikën dhe u pëlqen këshilla, por edhe pse e urrejnë kritikën, ata do
ta pranojnë atë nëse ju ofrohet në enën e mirësjelljes. Dhe anasjelltas, përkundër
asaj që e pëlqejnë këshillën, ata nuk do ta pranojnë atë, nëse ajo është e
mbushur me brutalitet dhe udhëzime, në të cilat dëshirohet të theksohet epërsia
dhe superioriteti i atij që drejton këshillë. Bukur ka thënë filozofi indian
Rabindranath Tagore: “Fjalimi i butë i pushton zemrat.”Ndërkaq, shumë më
mirë dhe më bukur ka thënë Pejgamberi (savs): “Butësia gjithkund aty ku
gjendet e zbukuron atë vend, ndërsa kudo që mungon butësia, ai vend
zhvleftësohet.”
Le ta shikojmë
edukatën kuranore, butësinë e Allahut dhe ëmbëlsinë e fjalës së Tij, kur thotë:
Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën
në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të
vërtetë, është falës dhe mëshirues.” (Ez-Zumer,
53)
Ai që po e thotë këtë është Një Zot dhe i
Vetmi, Allahu i Plotfuqishëm, i Cili është i pavarur nga njerëzit, iu binden Atij
apo jo. Madje edhe sikur të gjithë njerëzit t’i nënshtroheshin plotësisht Atij,
kjo aspak nuk do ta shtonte fuqinë e Tij hyjnore dhe pushtetin mbi të gjitha
botët, e po ashtu, edhe sikur të gjithë njerëzit të ishin të pabindur ndaj Tij,
kjo aspak nuk do ta zvogëlonte plotfuqishmërinë e Tij hyjnore.
Kurse ata
të cilëve ju drejtohet Allahu janë mëkatarët më të mëdhenj. Edhe përkundër faktit
se Allahu është i pavarur prej tyre, kurse njerëzit në çdo kohë janë të nevojshëm
për ndihmën e Tij, Ai iu drejtohet atyre me fjalë plot mëshirë dhe dashuri:‘O
robërit e Mi’, dhe i porosit ata që të mos e humbin shpresën, sepse Allahu
i falë të gjitha mëkatet pas pendimit të sinqertë.
Prandaj,
mos harroni, kur flisni me njerëz se kuptimet e bukura
dhe të dobishme të fjalëve tuaja mund të prishen dhe shkatërrohen nga stili i
shëmtuar. Në hadith thuhet:“Në shkallën më të keqe tek Allahunë Ditën e Gjykimit,
do të jetë ai të cilin njerëzit e kanë refuzuar nga frika e së keqes së tij.” (Buhariu)
Në
komentin e këtij hadithi, Ibn Haxheri ka thënë: “Fjalët: ‘Nga frika e së
keqes së tij’,do të thonë: ‘Nga frika e fjalëve të tij të shëmtuara.’
Autor: Edhem Sherkavi;
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.