Funksionimi i tregjeve të kafshëve në Kosovë, është normalizuar, pasi është bërë monitorimin i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të sëmundjes Gungore të legurës tek kafshët e llojit të gjedhit.
Zyrtari për Informim, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë për RTKlive, së është vlerësuar se ka rënë numri i rasteve të ngordhjes së kafshëve në minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet duke bërë që mos të ketë asnjë rast të rij të prekjes nga kjo sëmundje.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dhënë lejen për hapjen dhe funksionimi e tregjeve. Me qëllim që sa më shpejtë të u jepet mundësia fermerëve për qarkullim dhe tregtim të kafshëve të tyre, ku disa nga ta i kanë si burim të vetëm të ardhurash. Në momentin e parë që është janë krijuar kushtet menjëherë është lejuar hapja e tyre”, tha Thaçi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.