Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë eliminuar nga Kupa e Botës në 1/16 e finales nga Portugalia e cila triumfoi thellë dhe siguroi “biletën” për çerekfinale.
Kombëtarja iberike triumfoi 6:1 ndaj “helvetikëve” në Lusail Iconic Stadium, raporton Demokracia.com.
Dyshja shqiptare e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që u paraqitën për 90 minuta u vlerësuan lart nga sajti i vlerësimeve “SofaScore”.
Xherdan Shaqiri u vlerësua me notën më të lartë te Zvicra 6.8, aq sa Akanji.
Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.7, teksa me notën më të ulët u vlerësua portieri Sommer 5.3.
Lojtari më i vlerësuar i takimit padyshim ishte Goncalo Ramos 9.8.
NOTAT E LOJTARËVE:
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.