Opoja.net

Nuk kalon në KQZ rekomandimi për cerifikimin në pako të listave të partive politike

Nuk kalon në KQZ rekomandimi për cerifikimin në pako të listave të partive politike

Nuk ka kaluar në KQZ rekomandimi i  Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike për të regjistruar në pako listat e subjekteve politike pasi vetëm 5 anëtarë e kanë votuar këtë propozim. Kundër kanë votuar 6 anëtarë të KQZ-së. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se për të kaluar ky propozim duhet të votojnë së paku 8 anëtarë të KQZ-së.

KQZ nuk ka arritur të procedojë me certifikimin e listave të kandidatëve dhe subjekteve politike pasi mbledhje është ndërprerë, përcjell Telegrafi.

Debate të shumta janë zhvilluar mes anëtarëve të KQZ-së në lidhje me formatin se si do të do të certifikohen kandidatët e subjekteve politike.

Derisa LVV ka kërkuar votimin në pako për certifikimin e subjekteve politike, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ kanë kërkuar që certifikimi i kandidatëve të subjekteve politike të bëhet veç e veç ashtu siç ishin praktikat e mëparshme.

Anëtarët e LVV në KQZ kanë thënë se certifikimin në pako të listave të partive politike e ka rekomanduar Zyra për Regjistrimin e Partive Politike.

Anëtari i LVV-së Sami Kurteshi ka thënë se nuk do të dalin nga mbledhja pa u zbatuar rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike.

Kryetarja e KQZ-së nga ana tjetër ka thënë se duhet të zbatohet Ligji për zgjedhjet dhe sipas saj askush nuk mund të detyrohet ta votojë një listë që nuk dëshiron.

“Ka subjekte që i kanë zëvendësuar kandidatët e vet në listat zgjedhore. Nuk është e drejtë tash të votohen në pako edhe ata që janë zëvendësuar edhe ata që nuk janë zëvendësuar”.

Anëtari i PDK-së në KQZ ka thënë se askush nuk mund ta detyroj atë të votojë për certifikimin e kandidatëve që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka thënë se kanë dosje penale.

Moti për këtë javë, diell, vranësira dhe reshje shiu

Merlinda Guraj

Sot pritet të mbërrijnë dozat e vaksinës ‘Pfizer’ në Shqipëri

Merlinda Guraj

Java e ardhshme në Kosovë, më ngrohtë dhe me pak reshje

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net