Nuk punohet me gjeneratorë!

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ndërprerja e energjisë elektrike apo thene shkurt reduktimet po shkaktojnë pasoja të rënda për të gjithë sektorin privat e në veqanti sektorin e turizmit edhe ashtu të shkatërruar.

Shtrohet pytja si mundë të funksionojë ky sektor me reduktime, në temperatura 38 gradë plus apo ne stinen e dimrit si do te zhvillojme turizmin dhe pritjen e turisteve me zhurma të gjeneratorëve?

Dëmet janë të konsiderueshme duke e ndalur energjinë elektrike herë 2 orë besa në Prizren e rajone tjera edhe më tre orë e më shumë.

Kjo situatë sa është e vështirë në edhe aspektin human per shkak të temperaturave të larta është po aq edhe neveritëse jo vetëm për të punësuarit por edhe për klinetët të cilët në raste të caktuara janë viktimë e këtij kolapsi energjetik.

Bizneset paguajnë taksat, paguajnë obligimet, mbajnë gjallë ekonominë e vendit dhe krejt në fund mbesin pa shpresë për zhvillim të mëtejmë!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-