Sipas Indeksit të Krimit të publikuar nga Baza e të Dhënave Botërore (Numbeo), Kosova është vendi i 52-të më i sigurt në botë. Vendi i parë i takon Katarit.
Numbeo është një nga bazat e të dhënave më të mëdha dhe më të famshme në internet në botë, e cila merret me vlerësimin e nivelit të krimit dhe nivelin e sigurisë në vendet e botës duke matur shkallën e krimit të vrasjeve, grabitjeve, përdhunimet dhe të tjerat.
Sipas shkallës së sigurisë, Kosova ka 58.42 pikë nga 100 të mundshme. Ndërkohë, sa i përket krimit, Kosova ka 41.58 pikë.
Sipas Numbeot, në Kosovë korrupsioni dhe ryshfeti mbesin problematika të rrezikshmërisë së lartë.
Ndërkohë, Katari e ka kryesuar këtë listë për të pestin vit radhazi. Më 2018, Japonia zuri vendin e parë. Katari është në vendin e parë me 85.2 pikë.
Emiratet e Bashkuara Arabe (84.9), Tajvani (83.8), Ishulli i Manit (82), Omani (80.3), Hong Kongu (78.5), Armenia (78), Japonia (76.9), Zvicra (76.4) dhe Bahrejni (76) janë në 10-shen e parë.
Nga vendet e rajonit, Sllovenia është e 11-ta (75.8), Kroacia e 14-ta (75.4), Serbia e 47-ta (61.8), Mali i Zi i 50-ti (60.2), Maqedonia e Veriut e 53-ta (59.1) dhe Shqipëria e 68-ta (54.3).
Në pesë vendet e fundit janë Hondurasi (25.8), Afrika e Jugut (24.6), Afganistani (21.4), Papua New Guinea (20.1) dhe Venezuela (17.4).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.