…”O populli im, dëgjoni të dërguarit!”

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

“Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!” (Ja-sin, 20)

Në këtë ajet të sures Jasin, All-llahu i Madhërishëm na flet për njeriun, i cili ftoi popullin e tij për të besuar Zotin dhe të ndiqte mesazhin e pejgamberëve, edhe krahas asaj që në mesin e atij populli kishte tre pejgamberë të gjallë.

Me gjithë këtë, All-llahu Fuqiplotë nuk ia ka përmendur emrin, por vetëm veprën e tij. Veprën e tij Zoti e përkujtoi në Kur’anin fisnik, ashtu që të lexohet deri në Kijemet. Ajeti na mëson se nuk ka shumë rëndësi se kush je dhe çfarë pozite ke në shoqëri, por rëndësi ka vepra dhe puna që e bënë, si dhe statusi te vetë Krijuesi i Gjithësisë, All-llahu xh.sh.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-