Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: O Ti, pushteti i të cilit nuk kalon, fale atë që pushteti i ka kaluar
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Artikuj

O Ti, pushteti i të cilit nuk kalon, fale atë që pushteti i ka kaluar

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj 15 June, 2020
Ndaje
O Ti, pushteti i të cilit nuk kalon, fale atë që pushteti i ka kaluar
Ndaje

“Kohërat
ndryshojnë”
– janë vetëm dy fjalë të thjeshta, por përplot me kuptime dhe
mesazhe të fuqishme. Ka shumë shembuj në historinë e njerëzimit që konfirmojnë
vërtetësinë e kësaj thënie, dhe ne do ta citojmë vetëm një shembull të tillë, i
cili është i mjaftueshëm për të marrë mësim.

Në fakt,
Ibn Kethiri në veprën e tij kapitale “El-Bidaje ven-nihaje”  ka regjistruar transmetimin për Vail ibn Huxhr
el-Hadremi
, pasardhës i mbretërve të Jemenit, i cili erdhi te Pejgamberi
(savs), për ta shfaqur pranimin e Islamit.

Pejgamberi
(savs) ju tha sahabëve të tij para mbërritjes së Vailit: “Tash do të vjen
tek ju një nga pasardhësit e mbretit.”

Kur Vaili
erdhi në Medine, Pejgamberi (savs), i shprehu mirëseardhje dhe e trajtoi shumë
bukur. Pas kësaj, ia dha disa prona me vlerë të barabartë, si pronat të cilat
mbretërit e Jemenit ia kishin lënë në trashëgimi dhe bashkë me të e dërgoi Muaviun
birin e Ebi Sufjanit për t’ia treguar pronat e tij. Në atë kohë, Muaviu ​​ishte
aq i varfër sa që nuk kishte as këpucë të mira. Kur u nisën për te prona e Vailit,
Muaviu e pyeti: “A mund të hipi mbi devenë tënde pas teje?”

Vaili u
përgjigj: “Jo, kjo nuk është për shkak të koprracisë, por unë nuk mund të
lejoj ta bësh këtë, sepse ti nuk je nga linja mbretërore.”

Pastaj
Muaviu i tha: “Po a mund të mi japësh këpucët tua (që të mos eci zbathur
në rërën e nxehtë)?”

Vaili u
përgjigj: “Jo, kjo nuk është për shkak të koprracisë, as pse po më dhimbsen
këpucët, por t’i nuk je i denjë për të mbathur këpucë mbretërore, andaj shiko
dhe ec nëpër hije të devesë (e cila do të bëjë hije).”

Koha
kaloi dhe rrota e saj vazhdoi të sillet, kështu që hz. Omeri, gjatë sundimit të
tij, e emëroi Muaviun guvernator të Shamit. Muaviu është në atë pozitë mbeti edhe
në kohën e hz. Osmanit, dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi në mes të hz. Aliut dhe
Muaviut, që më në fund Muaviu u bë halif i perandorisë islame.

Një ditë
Vail ibn Huxhr (r.a.), erdhi në Sham, atëherë ai i kishte kaluar të 80 -at, dhe
kërkoi që halifi Muavi ibn Ebi Sufjani ta pranojë. Muaviu e pranoi dhe e priti
mirë, pastaj e ftoi që të ulët në fronin mbretëror, përkatësisht në fronin e halifit,
dhe e shpërbleu me dhurata të shumta, duke ia përkujtuar kohërat e shkuara, si  dhe atë momentin kur Muaviu e dërgoi për t’ia treguar
pronat të cilat Pejgamberi (savs) ia kishte dhuruar.

Atëherë
Vail tha: “Jepja ti këtë pasuri atij që është më i nevojshëm se unë, kurse
unë do të doja, pas kësaj mikpritje dhe bujarie që ke treguar ndaj meje, që të
mund ta kthej kohën dhe të vendosi ty mbi devenë mbretërore para, jo prapa vetes.”

Allahu
qoftë i kënaqur me Omer el-Farukun, me Osman bin Affanin, me hz. Aliun, me Vail
ibn Huxhrin, dhe me Muavije ibn Ebi Sufjanin!

Nuk ka
pasuri që është e përhershme, as varfëri që është e përjetshme, as shëndet, e
që nuk do ta zëvendësojë sëmundja, as pozitë në pushtet, e që të mos vjen dita
kur atë pozitë ta zë tjetërkush. Një sundimtar apo ministër vjen, tjetri shkon,
dikush sot është president ose kryeministër, kurse nesër është qytetar i
zakonshëm, i cili në një institucion mjekësor pret në radhë për kontroll
mjekësor, i cili deri dje ka caktuar termin me një telefonatë të vetme.

Sipas
revistës Forbes, sot 10 njerëzit më të pasur në botë, para 40 vjetëve
ishin krejtësisht të panjohur. Rrota e kësaj bote sillet vazhdimisht, koha kalon
në mënyrë të pashmangshme, ajo ndryshon dhe na përgatit surpriza të reja, por
në fund, secilin prej nesh e pret vdekja dhe ndarja nga kjo botë, atëherë pse na
duhet arroganca dhe mendjemadhësia!?

Transmetohet
se Harun el-Rashidi ka thënë: “Nuk ka asgjë më të bukur se pushteti,
por mos të ishte vdekja!”

Me atë
rast dikush i thotë: Vdekja, pikërisht është zgjidhja më e mirë, sepse sikur
të ishte pushteti i përhershëm, nuk do të vinte në duart tua!”

Janë të
njohura fjalët e tij në shtratin e vdekjes: “O Ti, pushteti i të cilit nuk
kalon,
fale atë që pushteti i ka kaluar!”

Prandaj, përparo
sa më shumë që mundesh në jetë, shko në majë, bëju më i pasuri, themelo kompaninë
tënde dhe rrjetin tregtar, por përparimi yt (politik apo cilido tjetër) dhe
ngjitja kah maja, le të jetë në shenjë të moralit, si dhe mos harro se, askush
nuk ka mbetur në majë. Shumë nga ata që i ke takuar duke u ngjitur për në majë,
do t’i takosh në rrugën tënde teposhtë.

Edhem Sherkavi;

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

173

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Kushtrim Guraj 15 June, 2020
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje
Opoja

Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje

16 August, 2022
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Opoja

Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë

15 August, 2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Opoja

Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person

15 August, 2022
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Sport
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
Kosova
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
Kosova
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
Kosova

Ju gjithashtu mund të lexoni

E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
Artikuj

E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare

6 Min. Leximi
Besim, dashuri, dëshmi
Artikuj

Besim, dashuri, dëshmi

10 Min. Leximi
Fëmijët kuptojnë
Artikuj

Fëmijët kuptojnë

7 Min. Leximi
A është puna farz?
Artikuj

A është puna farz?

4 Min. Leximi

Blogu i ditës

Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?