Opojani Shkëlqim Qengaj arrinë suksese në kompanitë botërore për marketing

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja Personazhe

Shkëlqim Qengaj është Magjister i Biznesit dhe Ekonomisë. Titullin akademik Master of Science e mori më 1. Mars 2016 nga Universiteti i Magdeburgut në Gjermani më punimin e tij të Magjistraturës: “A holistic marketing concept for the acquisition and sustainable retention of students as target group”. Me 1 Korrik 2016 Shkëlqimi fillon punen në kompanin Nestlé si Manager per Markating dhe Sales.

I lindur më 8. Gusht 1988 në Dragash të Kosovës. Shkëlqimi është djali ma i madhë i Zyberit (nga Pllajniku) dhe Selamijes (nga Shajne). Gjithashtu Shkëlqimi i ka tre vllëzër (Festim, Florian dhe Kushtrim) dhe nje motër (Vezire). Qe prej vitit 1992 Familja Qengaj jeton dhe punon në Gjermani. Në Prill 2009 Shkëlqimi përfundoj shërbimin ushtarak në Gjermani, në Kazernen Wilhelmstein të Neustadtit am Rybenberg. Shkëlqimi flet përveq gjuhës shqipe, gjuhën gjermane, angleze dhe frënge.

Në Korrik 2008 Shkëlqimi bëri Maturen në Gjimnazin Robert-Bosch të Hildesheimit në Gjermani. Para se të bëhej Magjister, Shkëlqimi më 1. Gusht 2013 e mori titullin Bachelor of Science për Biznes dhe Management nga Universiteti i Magdeburgut. Kurse në vitin 2014 ishte përfitues i Burses evropiane ERASMUS+ për studimet Économie Ingénierie në Universitetin të Grenoblës në Francë.
Karriera në Degën e Ekonomisë, më sakte në fushen Marketing dhe Management e Shkëlqim Qengajt fillon me angazhimin e tij në organizatën e studentëve për Marketing në Magdeburg (STORM e.V.), organizata që synonte ta lidhë punën teorike në fakultet me eksperiencen praktike si Këshilltarë të Marketingut për kompanitë në rrethinën e Magdeburgut. Shkëlqimi ka qenë kryetari i parë shqipëtar i organizatës së studenteve për Marketing në Magdeburg (2012-2014). Në këtë cilësi, ai kryesoj organizatën e studentëve në drejtimin stategjik. Në të njeten kohë, në Dhjetor 2015, është zgjedhur si anëtare i shoqerisë të akademikeve shqipëtar DIJA e.V. në Mynih, ku jep kontribut në strukturimin dhe zhvillimin e kesaj shoqate.

Si student në Universitetin e Magdeburgut, Shkëlqimi morri gjithashtu provojë praktike në fushën e Marketingut dhe Managementit. Në Tetorë 2012 u bë anëtar i drejtorisë për Marketing global në kompanin franceze DBA GmbH në Dyzeldorf, kurse në Shtatorë 2013 punonte në Management për kompanin gjermane Robert-Bosch GmbH në Magdeburg. Këtë rrugë e vazhdoi Shkëlqimi në Tetore 2015 me punën e tij në Marketing dhe Brand Management për kompanin zvicerane Novartis Consumer Health GmbH në Mynih. Këtë angazhim të jashtzakonshëm e vrejti edhe kompania botërore Nestlé, e cila i ofroi Shkëlqimit një kontrat si Manager i ardhshëm në Marketing dhe Sales prej Korrikut 2016.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-