OPOJËS I SHTOHET EDHE NJË DOKTOR I RI I SHKENCAVE!

Opoja.net Opoja.net Opoja

Bashkëvendësi ynë Muhamir (Salim) Shyqeriu nga fshati Bresanë, është i doktoruari i radhës nga Opoja. Ai më 6 tetor 2021 ka mbrojtur me sukses të lartë punimin e doktoratës me titull “Vlerësimi me metoda të bioteknologjisë i kategorive të ndryshme të ndotjeve mbi popullatat fitoplanktonike dhe ato peshkore të zonës së Linit, Pogradec”.

Gradën doktor shkence i bioteknologjisë, Muhamiri e ka arritur në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (Departamenti i Bioteknologjisë, Programi i studimit Bioteknologji bimore) në Universitetin e Tiranës. Mentore e doktoratës ka qenë prof.as. dr. Rigerta Sadikaj.

Dr. Muhamir Salim Shyqeriu është i lindur më 4 janar 1986 në fshatin Bresanë. Shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit i ka kryer në vendlindje ndërsa dy vite tjera në qytezën e Sharrit. Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës (2010) në drejtimin Biokimoko-Fiziologjik.

Studimet postdiplomike i ka vazhduar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në vitet 2010-2012, ku ka marrë titullin magjistër i Biologjisë Molekulare. Në të njëjtin Universitet (fakultet) ka vazhduar edhe studimet e doktoratës dhe ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës përpara komisionit në përbërje: Klementina Puto, Arola Grazhdani Bacu, Vladimir Spaho dhe Rexhep Shkurti.

Dr. Muhamiri është autor i disa punimeve shkencore dhe hulumtimeve nga fusha e bioteknologjisë. Ka qenë student i shkëlqyer dhe ekspert i dalluar në fushën ku ka arritur gradën shkencore. (D. Reshiti)

Ta urojmë të gjithë,

Urime Dr. Muhamir,

Shëndet e suksese!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-