Opojës i shtohet edhe një doktor shkence

Opoja.net Opoja.net Opoja Personazhe

SADIK MEHMETI MERR GRADËN DOKTOR I SHKENCAVE HISTORIKE

Të mërkurën më 25 shkurt 2015, në Universitetin e Tiranës, Departamenti Histori dhe Filologji, Dega Histori, para komisionit në përbërje: Prof.dr. Ferid Duka-mentor, Prof.dr. Ajet Shahu-kryetar, Akademik Marenglen Verli,  Prof.dr. Fatmir Rama, Prof.dr. Jani Sota dhe Prof.dr. Ledia Dushku – anëtarë,studiuesi Sadik Mehmeti mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës dhe mori gradën Doktor i shkencave historike.

Dr. Sadik Mehmeti doktoroi në temën “ARSIMI NË KOSOVË GJATË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE 1830-1912” dhe u vlerësua nga komisioni me pikët maksimale.

Dr. Sadik Mehmetin është i lindur në fshatin Kuk të Opojës. Aktualisht punon ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë si dhe në Arkivin e Kosovës. Është autor i dhjetëra librave e punimeve shkencore si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në vend, rajon e më gjerë.  (D.Reshiti)

(Opoja.net)

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-