Osmani-serbëve në Kosovë: Çështja e zgjedhjeve nuk është çështje dëshirore, ato duhet të mbahen

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me partitë politike, ku u diskutua caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Osmani, pas takimit tha se është diskutuar data 18 dhjetor, si më e mundshmja për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, ku janë tërhequr kryetarët.

Presidentja tregoi se janë diskutuar dy data të mundshme për t’u mbajtur zgjedhjet.

Ajo ka ftuar ndërkombëtarët që të monitorojë zgjedhjet, përderisa ka siguruar qytetarët e veriut se do të merren masat që ata të ndihen të sigurt.

“Takimi i sotëm ku janë ftuar të gjitha partitë kishte qëllim që të diskutojmë çështjen e datës. Ligji parasheh që pas dorëheqjes brenda 10 ditëve të caktohet data e zgjedhjes. Data e fundit kur do të mbaheshin zgjedhje është 18 dhjetor”.

“Unë do t’i drejtoj një kërkese partnerëve ndërkombëtarë që ta mbikëqyrini procesin zgjedhor. Nga të gjitha partitë kërkova mendim të datës 18 dhjetor, pasi është data e fundit. Ne sapo t’i përfundojmë këto deklarime do të ulemi edhe do të diskutojmë edhe njëherë datën e zgjedhjeve”.

“Dua t’i sigurojë të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues, që ka lindur nga akti i dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire. Assesi nuk është vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër. Janë shqyrtuar të gjitha mundësitë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se zgjedhjet shpallen më së largu nesër, ndërsa 18 dhjetori është data e fundit kur ato mund të organizohet, sipas afatit që jepet me ligj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-