Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku folën për zhvillimet e fundit në veri.
Osmani e Wigemark gjithashtu folën për bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Më tej, bëhet e ditur se Osmani, në këtë drejtim ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës me EULEX-in.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.