Në zyrat e OVL-UÇK-së në Prizren është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe zyrës ligjore “Klinaku Associates”, të përfaqësuar nga avokati Sylejman Klinaku.
Me këtë marrëveshje, “Klinaku Associates” do të ofrojë shërbime juridike pa pagesë për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, me qëllim mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre ligjore.
Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 049 285 960.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

