Para mbledhjes së Qeverisë, ambasadorët e QUINT-it takuan Kurtin

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Tri ditë para se të skadojë afati për konvertimin e targave ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës, ambasadorët e QUINT-it kanë shkuar në një takim në zyrën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Ambasadorët tashmë kanë dalë nga ndërtesa e qeverisë, ku kanë zhvilluar takim me kryeministrin, por ata nuk janë prononcuar për medie, transmeton RTK.

Ndërkohë, pritet që edhe në Mbledhjen e Qeverisë kryeministri të flasë për targat ilegale serbe.

Kurti ka thënë se sot pasdite do të deklarohet për çështjen e konvertimit të targave dhe ndalesën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Beograd.

“Për çështje tjera, si çështja e targave dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite… Për të gjitha këto do të flasim në ndërtesën e qeverisë”, tha Kurti pas marshit tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-