Opoja.net

Para se bën një mëkat, kujtohu…

Islame
Para se bën një mëkat, kujtohu…

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve.
Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin
(savs), mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që kanë
jetuar dhe kanë vdekur me besim në zemër.

Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme është: Para
se ta bën një mëkat, kujtohu..!“

O ti që i frikësohesh Allahut të
Madhërishëm:

– Para se ta bënnjë mëkat, kujtohu
se Allahu i Madhërishëm të sheh dhe e di se çka fsheh dhe çka shfaq, sepse:“(Allahu)
di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.”
(Gafir, 19)

– Para se ta bën një mëkat, kujtohu
se melekët i shkruajnë të gjitha fjalët dhe veprat tua dhe i regjistrojnë ato
në librin e veprave tua, dhe“Ai nuk e thotë asnjë fjalë e që pranë tij të
mos jetë ai që mbikëqyrë.”
(Kaf,
18)

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje momentin e
vdekjes dhe daljen e shpirtit tënd nga trupi, kur do të dëshirosh të pendohesh
tek Allahu, të falësh namaz dhe të lexosh Kuran, por do të jetë tepër vonë,
sepse ke pritur çastin e ndarjes dhe momentin kur ‘këmba do të ngjitet me
këmbën.’

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje varrin,
errësirën e tij dhe ndëshkimin, dhe kujtohu se ai do të jetë ose kopshti xhenetit
ose humnerë e xhehenemit, dhe kujtohu se me ty në varr nuk do të jetë as babai
i kujdesshëm dhe as nëna e dhëmbshur.

– Para se ta bënnjë mëkat, kujtoje Ditën e
Gjykimit kur njerëzit do të ringjallen lakuriq, të zbathur dhe të pa bërë sunet.

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje ndarjen e librave
të veprave njerëzore, kur disave librat e veprave do tu jepen ne dorën e
djathtë, ndërsa disave në dorën e majtë.

– Para se ta bën një mëkat, kujtohu se në Ditën
e Gjykimit dielli do të zbret mbi kokat e njerëzve dhe njerëzit do të jenë në
djersë sipas veprave të tyre, disave djersa do tu arrijnë deri në nyje, disave
deri në gjunjë, disave deri në bel, kurse disa do të mbyten në djersë.

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje ditën kur
organet e trupit tënddo të dëshmojnë për atë që ke bërë, të mirë apo të keqe,
siç thuhet në këtë ajet:“Dhe kur të vijnë tek ai (zjarri), kundër tyre do të
dërshmojnë, veshët e tyre, sytë e tyre, dhe lëkurat e tyre – për atë që kanë
punuar.”
(Fussilet, 20)

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje ditën kur
jobesimtarët dhe mëkatarët e mëdhenj do të thonë:“Të mjerët ne, çfarë është
ky libër! Nuk po lëjka as të voglën as të madhen (punë) pa e numëruar”. Dhe, do
të gjejnë të shënuar atë që kanë punuar. Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi.”
(el-Kahf, 49)

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje kalimin tënd
mbi urën e Siratit, e cila është e vendosur mbi xhehenem, dhe ai kalim,
gjithashtu, do të jetë në përputhje me veprat tuaja, kështu që ose do të shpëtosh,
ose do ta përjetosh flakën e zjarrit të xhehenemit. Allahu i Lartësuar thotë:“Dhe,
nuk ka asnjë prej jush e që të mos arrijë tek ai (zjarri). Kjo është dispozitë
e caktuar nga Zoti yt.”
(Merjem, 71)

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje qëndrimin tënd
para Allahut, kur midis teje dhe Allahut nuk do të ketë kurrfarë perde, as
përkthyes, dhe kur Zoti i botëve do ta kujtojë çdo
mëkat që ke bërë.

– Para se ta bën një mëkat, kujtoje momentin
kur jobesimtari dhe mëkatari i madh do të thonë:“Mjer për mua që nuk i kam
kryer obligimet ndaj Allahut, e madje edhe jam tallur (me besimtarët)!”
(ez-Zumar, 56)

– Para se ta bën një mëkat, kujtohu se mëkatet
janë shkaku i mohimit të udhëzimit, të njohurisë së vërtetë dhe furnizimit, dhe
gjithashtu, mëkatet janë shkaku i ankthit, i shkurtimit të jetës, i vdekjes së
papritur, i humbjes së turpit dhe i xhelozisë, ndërsa ndëshkimi më i madh është
se, mëkatet e shkaktojnë shkëputjen e lidhjes midis njeriut dhe Allahut. Dhe,
nëse shkëputet lidhja midis teje dhe Allahut, atëherë shkëputet
çdo lidhje me të mirën dhe me shkaqet që çojnë kah e mira, ndërsa nga ana
tjetër, vendoset lidhja me çdo lloj të së keqes dhe me shkaqet që çojnë tek ajo.

Në fund e lusim Allahun e Lartësuar, që të na japë sukses për ato (fjalë
dhe vepra) të cilat Ai i do dhe është i kënaqur me to!
O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen
nga ne, dhe bëje që veprat tona
më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë botë!

O Zot, ndihmoju të
rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje
umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo
neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O Zot, mos lejo
asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.       

O Zot, bëje që dita
jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos
në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

Dy rekate që do ta ndryshojnë jetën tuaj

Linda Guraj

Letër vëllazërore hoxhallarëve

Linda Guraj

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net