Mot i butë me vransira e diell në ditët e ardhshme. Të shtunën mundësi për reshje lokale shiu.
5.11 – Butë, me vransira dhe diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.
6.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me riga lokale shiu.
7.11 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.
8.11 – Më shumë diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e maksimalet deri të premten rriten në 20C, e ditën e shtunë zbresin në 15C, por më pas sërish me një tendencë të rritjes.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 4-11m/s, e të shtunën edhe nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në rritje deri ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.