Parashikimi i motit për sot, ftohtë dhe me kthjellime të pjesshme

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë, me kthjellime të pjesshme.

IHK njofton se minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.

“Dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme.. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10 m/s”, thuhet në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-