Opoja.net

Pas 16 penalltive, Man Utd eliminohet nga FA Cup prej ekipit nga liga e dytë

Manchester United është eliminuar nga FA Cup nga ekipi i ligës së dytë, Middlesbrough. “Djajtë e Kuq” u mposhtën pas ekzekutimit të penalltive në 1/16 e finales.

Pas 16 penalltive, Middlesbrough fitoi 8-7, teksa Elanga ishte i vetmi që e humbi 11-metërshin.

Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë, 1:1, kurse një penallti u akordua edhe gjatë ndeshjes.

Cristiano Ronaldo e humbi penalltinë në minutën e 20-të të ndeshjes, duke gjuajtur jashtë porte, shkruan Gazeta Express.

Por, nuk vonoi shumë dhe Jadon Sancho e kaloi Manchester Unitedin në epërsi pesë minuta më vonë, rezultat me të cilin dy ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve.

Në minutën e 64-të, Middlesbrough barazoi shifrat, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

“Djajtë e Kuq” tentuan të shënonin golin e kualifikimit, por nuk e arritën dot.

As pas 30 minutave të vazhdimeve ndeshja nuk prodhoi gola, me ç’rast u nevojitën penalltitë si opsioni i fundit.

Aty pas 16 penalltive të ekzekutuara, Middlesbrough fitoi 8-7, me Elangan, futbollistin e vetëm që nuk realizoi. /Gazeta Express/

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net