Pas 73 orëve pa energji elektrike në këto ditë të ftohta Dragashit iu kthehen dritat.
Kjo komunë ka mbetur pa energji elektrike që 3 ditë, pasi sistemi i energjisë elektrike është prishur nga të ftohtit të madh që po mbizotëron në Kosovë. Nga mungesa e energjisë elektrike është rrezikuar shumë edhe shëndeti i banorëve, shkruan Indeksonline.
KEDS-it i është dashur 73 orë për ta riparuar këtë prishje.
Sistemi energjetik i Dragashit është vendosur nga Prizreni prej vitit 1958 dhe që nga atëherë ai nuk ka pasur asnjë riparim./Indeksonline/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.