Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Gentjan Mezani nuk është më trajner i Gjilanit.

Trajneri nga Shqipëria e ka ofruar dorëheqjen pas humbjes me përmbysje në derbi nga Drita fundjavën që shkoi.

Kryesia e klubit është mbledhur sot dhe ka vendosur ta aprovojë vendimin e Mezanit, i cili me këtë rast nuk do të jetë më në krye të shtabit teknik të “Skifterave”.

Gjilani nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Superligës dhe është larg rezultateve që i kishte arritur sezonin e kaluar, kur përfundoi si nënkampion.

Aktualisht, ky ekip gjendet në pozitën e katërt me 23 pikë, duke i regjistruar 6 fitore, 5 barazime e 3 humbje pas 14 ndeshjesh të zhvilluara.

The post Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit appeared first on FaktePlus.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-